Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Uragani Milton dëme masive në Florida, 3 milionë banorë pa energji elektrike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Uragani “Milton” shkaktoi erëra të fuqishme si dhe përmbytje në pjesën më të madhe të Floridës, pasi goditi tokën si një uragan i kategorisë 3 me erëra deri në 205 kilometra në orë, duke kërcënuar jetët e banorëve.

“Milton” u dobësua në një uragan të kategorisë 1 ndërsa lëvizi nëpër Florida të enjten. Ndërprerjet e energjisë elektrike kanë ndodhur në disa zona dhe janë raportuar viktima nga moti i keq.

Qendra Kombëtare e Uraganeve tha se shpejtësia e erës arriti deri në 205 km/h kur goditi bregun në Siesta Key, në jug Tampës. Zonat më të rrezikuara dhe me popullsi të dendur janë: Tampa, St Petersburg, Sarasota dhe Fort Myers.

Fort Myers – Shumë rrugë në zonën e Fort Myers janë nën ujë ose të bllokuara nga pemët e rrëzuara. Sipas autoriteteve lokale shumë rrugë ishin ose nën ujë ose të bllokuara nga pemët e rrëzuara, linjat e energjisë elektrike të rrëzuara ose mbeturina të tjera. Në disa zona lartësia e ujit në rrugë arriti deri në një metër. Një urë në lindje të qytetit Matlacha është pjesërisht e bllokuar, thanë zyrtarët.

Sipas autoriteteve lokale të Qarkut Hillsborough janë zhvilluar disa operacione shpëtimi. “Ekipet tona janë në terren, duke i çuar njerëzit drejt vendeve të sigurta”, njoftoi policia lokale. Zyrtarët në qytetin Pinellas të goditur rëndë gjithashtu po u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë aty ku janë.

Sarasota- Në Sarasota, ekuipazhet e emergjencës raportuan për linjat e energjisë dhe pemët në rrugë. Disa ura nuk ishin të kalueshme. Autoritetet lokale iu bënë thirrje banorëve dhe pronarëve të bizneseve që të qëndrojnë në shtëpi për të lejuar ekipet e urgjencës të punojnë.

Qendra Kombëtare e Uraganeve tha se “Milton” po lëvizte në brigjet lindore të Floridës herët të enjten me erëra maksimale 137 kilometra në orë, për të arritur më pas në Bahamas.

Shkatërrimet e uraganit Milton në të gjithë Floridën shkaktuan ndërprerjen e energjisë elektrike për më shumë se 3 milionë shtëpi dhe biznese sipas kompanisë PowerOutages.us.

Ndërsa është ende një uragan i rrezikshëm, po më pak fuqishëm se uragani i rrallë i kategorisë 5 që kishte kërcënuar shtetin ndërsa udhëtonte mbi Gjirin e Meksikës drejt Floridës.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis tha se shpresonte që zona në Tampa, shtëpia e 3 milionë njerëzve dhe që parashikohej se do të pësonte dëme të mëdha duket se i ka shëptuar rrezikut.

Lexo edhe :  Tentuan të ngjiteshin në malet e Himalajeve, vdesin pesë alpinistët rusë

Pse ishte aq i fuqishëm Milton?

Ujërat jashtëzakonisht të ngrohta në Gjirin e Meksikës këtë vit kanë nxitur rritjen e shpejtë të Miltonit. Ujërat në sipërfaqen e oqeanit kanë arritur temperatura rekord prej rreth 32 gradë Celsius gjatë dy sezoneve të fundit verore, sipas Administratës Kombëtare mbi Oqeanet dhe Atmosferën.

Zonat e evakuimit

Autoritetet lëshuan urdhra evakuimi të detyrueshme për të paktën një pjesë të banorëve, që ndodhen në 15 nga 67 qarqet e Floridës, ose përgjatë pjesës më të madhe të bregut perëndimor.

Kjo përfshin shumë prej 3.1 milionë banorëve që jetojnë në zonën metropolitane të Tampës, një grup i dendur komunitetesh përgjatë bregdetit dhe në ishujt e Gjirit të Tampës, i cili nuk ka qenë në gjurmët e një uragani prej më shumë se një shekulli.

Edhe pse banorët e Floridës janë mësuar me uraganet, shumë zyrtarë shtetërorë dhe lokalë i kanë paralajmëruar ata se Miltoni mund të jetë uragani më i fuqishëm që ata kanë parë.

Kryebashkiakja e Tampës, Jane Castor, e ka thënë hapur se “kushdo që nuk evakuohet nga zonat e ulëta, do të vdesë”.

Ekspertët parashikuan erëra shkatërruese e reshje të dendura që mund të shkaktojnë përmbytje të menjëhershme në pjesën më të madhe të Floridës qendrore.

Krahasimi mes Miltonit dhe uraganit Helen?

Shumë nga komunitetet që preken nga Miltoni u goditën muajin e kaluar nga uragani Helene dhe ende nuk e kanë marrë veten nga pasojat e tij. Uragani shkaktoi vdekjen e më shumë se 200 personave e përmbytje katastrofike kryesisht në pjesën perëndimore të Karolinës së Veriut dhe në lindje të Tenesit.

Në momentin më intensiv të tij, uragani Helene ishte një stuhi e kategorisë 4, me erëra të qëndrueshme prej rreth 220 km/h. Milton e kapërceu me shpejtësi atë, duke u bërë një stuhi e kategorisë 5 brenda disa orësh me erëra të qëndrueshme prej 285 km/h. Të mërkurën Milton u dobësua disi, duke u ulur në një uragan të kategorisë 4 dhe më tej në kategorinë 1.

Pesë uraganët më të fuqishëm të Atlantikut?

Milton është tashmë uragani i pestë më i fuqishëm i regjistruar në Atlantik. Uragani më intensiv i regjistruar para tij ishte Wilma në vitin 2005, ndjekur nga Gilbert në vitin 1988, ai që njihet si uragani i Festës së Punës, i vitit 1935, si dhe Rita në vitin 2005. e.t

Të fundit

Honda tërheq nga tregu 1.7 milionë makina, shkak dyshohet një defekt

Honda ka tërhequr afro 1.7 milionë automjete nga tregu për një defekt që mund të çojë në “vështirësi në...

Florida, raportohet nëntë viktima nga goditja e uraganit “Milton”

Numri i viktimave nga uragani Milton i cili ka përfshirë Florida, është rritur në orët e fundit. Mediat e huaja raportojnë për të paktën...

“Problematikët” nisin të paguajnë/Kreditë me probleme bien në nivelin më të ulët historik

Qytetarët dhe bizneset po i paguajnë në kohë këstet e kredisë, madje edhe kredimarrësit problematikë, kanë nisur t’i paguajnë borxhet e tyre pranë bankave....

Dëmtoni shëndetin! Ja ushqimet që nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

Disa kombinime ushqimore, edhe pse të zakonshme, mund të kenë efekte negative në tretje dhe në shëndetin tonë në përgjithësi. Disa ushqime janë më të...

Ndarja në kapituj: Si i përzgjedh truri përvojat tona?

A je ndjerë ndonjëherë sikur dita jote ndahet në pjesë të veçanta, pavarësisht se çfarë ndodh? Nuk është rastësi! Truri ynë ka aftësinë magjepsëse...

Lajme të tjera

Web TV