Princi George ka shprehur dëshirën se çfarë dëshiron të bëjë, përpara se të bëhet mbret. Ai është shprehur se do të punojë si kuzhinier e më pas të marrë rolin e tij mbretëror, ka zbuluar pronari i një restoranti në Norfolk.
Gjatë vizitës së familjes mbretërore në këtë restorant, ku i pranishëm ishte dhe 11 vjeçari, pronari i restorantit i tregoi Xhorxhit furrën e tij të picës me dru dhe tha se princi i ri ishte i emocionuar. Pasi e pa, ai tha: “Kështu dua të bëj kur të rritem!”
MacCarthy tha se i vite keq që këtë dëshirë të princit të vogël nuk do e realizonte dot sepse restoranti i tij do të mbyllet në nëntor, pas 17 vitesh.
“Është e trishtueshme kur e nis diçka me shumë qejf dhe më pas detyrohesh që ta mbyllësh. Ka pasur një rritje të kostove, energjia elektrike shumë e lartë dhe ka qenë e vështirë për të rekrutuar staf. Pavarësisht se kemi një verë shumë të ngarkuar, është e vështirë të drejtosh një biznes 12 muaj në vit nëse është sezonal dhe fitimprurës vetëm për disa muaj”, është shprehur ai. S.B