Portali “Mjekë për Shqipërinë”, Koçiu: Nga janari në shtator u punësuan 200 mjekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëpërmjet portalit “Mjekë për Shqipërinë” nga periudha janar deri në shtator të këtij viti janë punësuar 200 mjekë. Shifrat i bëri me dije ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, e cila thekson se “191 kanë nisur punën në institucionet shëndetësore publike si spitale rajonale, bashkiake dhe qendra shëndetësore, ndërsa 9 në spitalet universitare”.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ministrja Koçiu ka ndarë edhe eksperiencat e dy mjekeve të reja Manjola dhe Jorida, të cilat kanë aplikuar në portalin “Mjekë për Shqipërinë”, një proces që sipas ministres vlerëson meritokracinë dhe transparencën.

“Është inkurajuese të shohim profesionistë të rinj që i bashkohen sistemit tonë shëndetësor me integritet dhe përkushtim.”, shkruan ministrja.

Vetë dy mjeket aplikante shprehen se çdo gjë ishte transparente dhe e thjeshtë.

“Jam doktoreshë Manjola Todor jam e profilizuar si mjeke kirurge e përgjithshme dhe kam aplikuar nëpërmjet portalit ‘Mjekë për Shqipërinë’ për vendin e kirurges së përgjithshme.

Duke parë thirrjen e ministrisë së Shëndetësisë aplikova, nëpërmjet portalit, gjithçka ishte transparente dhe shumë e thjeshtë.

Pasi ngarkuam dokumentacionin përkatës gjithçka rrodhi natyrshëm. Pas intervistës e cila ishte shumë e drejtë dhe me pyetje shumë profesionale ja ku jemi e përfunduam procesin”- u shpreh mjeke Manjola.

“Unë jam doktoreshë Jorida Memini mjeke dermatologe.

Pashë thirrjen e ministrisë për një vend vakant si mjeke dermatologe në një nga Poliklinikat e Tiranës dhe aplikova.

Sistemi ishte shumë transparent si pjesa online dhe pjesa intervistës me gojë, sapo mbaruam stafi ishte shumë bashkëpunues dhe i sjellshëm”- tha mjekja Jorida.

Ministrja e përmbyll postimin duke e cilësuar Portali “Mjekë për Shqipërinë”, si një hap i rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në vend, duke garantuar që profesionistët e kualifikuar të kontribuojnë në kujdesin për pacientët. S.B

Të fundit

Fuqia e njerëzve të qetë, në një botë që nuk pushon se foluri

Shpesh mendojmë se të bësh zhurmë do të thotë të jesh i fortë, por nejrëzit e heshtur kanë një...

Dështon edhe seanca e 24 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të shtunën, për të 24-tën herë radhazi, që të konstituojnë përbërjen parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e...

Shenjat e bezdisshme që tregojnë se ish-i nuk do të të harrojë kurrë!

Shumë herë, nuk na duhet shumë për të kuptuar se një ish nuk e ka kaluar ndarjen. Qoftë duke të shkruar në orët e...

Shkeljet në trajtimin e mbetjeve spitalore, Prokuroria dërgon në gjyq 13 persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq 13 persona, mes të cilëve 10...

Rreziqet e luksit, mësime nga një Perandori

Shkrimtari romak, Taciti, argumentonte se Perandoria Romake u ndërtua duke skllavëruar popujt e pushtuar, të cilët më pas u mësuan me një mënyrë jetese...

Lajme të tjera

Web TV