Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Anketimi, me afrimin e zgjedhjeve shtohet stresi tek amerikanët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit po shkaktojnë ankth për gati tre të katërtat e të anketuarve në një sondazh të Shoqatës Amerikane të Psikiatrisë. Disa psikologë po e quajnë këtë dukuri si çrregullim i stresit “për shkak të zgjedhjeve”.

“Klima politike, diskutimet mbi zgjedhjet, janë bërë shumë më të forta dhe shumë më përçarëse. Dhe ne ngritëm pikëpyetjen nëse një gjë e tillë kishte ndikim tek individët. Dhe sigurisht, nga përgjigjet rezultoi se të gjitha këto kanë qenë burim stresi për shumë individë. Anktetime të tjera kanë patur rezultate të ngjashme”, shprehet Lynn Bufka nga Shoqata Amerikane e Psikologjisë.

Stresi politik ndikon shumë aspekte të jetës, thotë profesori i shkencave politike Kevin Smith.

“Një e pesta ose një e katërta e amerikanëve raportojnë ndërprerje të marrëdhënieve shoqërore dhe madje edhe probleme në punë për shkak të politikës”, shprehet ai.

Studimi i zotit Smith tregon se të rinjtë si dhe ata me pikëpamje të majta dhe ata që janë më të përfshirë në politikë janë më të prirur ndaj stresit zgjedhor.

“Sigurisht, ne e dimë se si mund të kufizojmë ndikimin tek shëndeti, duke mos i dhënë rëndësi politikës. Problemi është se kjo mund të jetë e diçka e mirë për shëndetin e individit, por nuk është veçanërisht e mirë për shëndetin e një shoqërie”, thotë profesori Smith.

Një ekspert për menaxhimin e stresit, Dr Kiran Dintyala, i njohur si doktor “Qetësia”, ka botuar së fundmi librin ‘Mantra për politikë të paqtë’ ku ai ndan disa këshilla se si të shmanget stresi i tepërt në periudhën para zgjedhjeve.

“ Zgjedhjet vijnë e ikin. Politikanët vijnë e ikin. Mund të ndryshojnë të ardhmen e njerëzve ndoshta 10, 20 apo 30 për qind, por pjesa më e madhe e të ardhmes së tyre, lumturia e tyre varet nga ajo që ata bëjnë çdo ditë, nga sjellja dhe ndjenjat e tyre”, shprehet doktor Kiran Dintyala.

Lexo edhe :  Parlamenti Evropian miraton 35 miliardë euro kredi për Ukrainën

Por zonja Bufka thotë se ka një rrugëdalje nga dëmi psikologjik. Dhe kjo varet nga aftësia e individit për të kontrolluar burimin e tij të informacionit dhe nga shmangia e ndjekjes së pandërprerë të lajmeve politike ne celular.

“Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj informacioneve negative, pamjeve dhe retorikës negative do të çojë në rritje të ndjenjës së negativitetit dhe stresit. Ndaj mund ta kontrollojmë një gjë të tillë. Një tjetër gjë për të cilën i nxisim njerëzit është të përfshihen në aktivitete domethënëse, pavarësisht nëse kanë të bëjnë me zgjedhjet ose me çështjet apo problemet aktuale shoqërore që kanë rëndësi për ta”, thotë ajo.

Shoqata Amerikane e Psikiatrisë thotë se është shumë e rëndësishme ruajtja e qetësisë dhe mbajtja e marrëdhënieve shoqërore, si edhe qëndrimi me njerëzit e dashur, një stil jete aktiv, ushqim dhe gjumi i shëndetshëm. Të gjitha këto mund të kufizojnë ankthin në ditët përpara zgjedhjeve./VOA/K.B

Të fundit

Euro pëson tjetër rënie, forcohet dollari

Euro ka pësuar një tjetër rënie të lehtë në tregun e këmbimit, duke zbritur në kuotën e 98.8 lekëve....

Fitorja e Kombëtares efektive, avullojnë biletat në “Air Albania” për ndeshjet e nëntorit

Fitorja e Kombëtares mbrëmë në Gjeorgji ka dhënë efektin e saj. Kështu “Air Albania” po shkon drejt “sold out” për ndeshjet e nëntorit, që...

Policia e Shtetit zbarkon në Tiranë: Gjetje të konsiderueshme të botox-it kontrabandë

Departamenti i krimit ekonomik në drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Shtetit ka ushtruar kontroll në rreth 30 qendra estetike në Tiranë, për mallra...

Ushqimet që shkaktojnë probleme me lëkurën, flokët dhe jo vetëm!

Problemet me hormonet janë nga ato gjendje të cilat trupi i përkthen në shenja të menjëhershme. Këtu mund të përmendim problemet me lëkurën si aknet,...

Vendimi për Salianjin/ Gjekmarkaj nuk përmbahet: Drejtësia ka vdekur

Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj ka reaguar ashpër në lidhje me vendimin e sotëm të Gjykatës së Lartë e cila la në qeli deputetin...

Lajme të tjera

Web TV