Nëse pas çdo dehjeje me alkool nuk mund të flini e as të hani diçka më në fund kemi shpjegim për sjelljen tuaj. Një hulumtim i Institutit “Francis Crick” ka dashur që të zbulojë a ekziston lidhja midis alkoolit dhe ngrënies së tepërt. Autorët kanë vërejtur që kjo lidhje është dukshëm befasuese, sepse alkooli ka shumë kalori, ndërkaq konsumimi i tij kryesisht qetëson apetitin e trurit. Për të mësuar se për çfarë bëhet fjalë, hulumtuesit u kanë dhënë minjve tri ditë etanol (alkool) dhe tretje fiziologjike dhe i kanë matur sa kanë ngrënë.
Rezultatet kanë treguar që minjtë kanë ngrënë më shumë kur u është dhënë etanol. “Këto të dhëna na tregojnë që ngrënia e tepërt e shkaktuar nga alkooli paraqet fenomen evolucionar i cili është i pranishëm te shumica e gjitarëve”-thonë ekspertët. Ata pastaj kanë studiuar se a i ndryshon etanoli sinjalet e urisë në tru dhe kanë zbuluar që ndodh aktivizimi i qelizave të cilat zakonisht bëhen aktive kur agjërojmë. Në këtë mënyrë, alkooli trurit i dërgon sinjale “të rreme” të urisë dhe për këtë shkak edhe kur jemi të ngopur ndiejmë nevojë për të ngrënë.
Disa ekspertë paralajmërojnë për rrezikun që mund të sjellë konsumimi i alkoolit në mënyrë të përsëritur. Dr.Richard Restak, në veprën e tij “Udhëzues i plotë për kujtesën: Shkenca e forcimit të mendjes suaj”, ofron një paralajmërim të qartë për ndikimin e alkoolit në shëndet, më konkretisht në kujtesën dhe funksionet njohëse. Ai shpjegon gjithashtu se truri ynë ka truke të thjeshta që e bëjnë kujtesën tonë më të fortë për të ardhmen, por që i njëjti tru harron nëse abuzohet me alkoolin.
Sipas Richard Restak, alkooli nuk bën dallime midis funksioneve të ndryshme të trurit dhe me kalimin e kohës mund të çojë në përkeqësim mendor dhe madje, në të ardhmen, në çmenduri. Për mjekun, është thelbësore të ndalojmë konsumimin e alkoolit para moshës 70 vjeç, pasi është në moshën 65 vjeç kur truri humbet neuronet me një ritëm të përshpejtuar./ S.M