Sa do të përfitojë Shqipëria nga “Plani i Rritjes Ekonomike”?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkimi Europian ka aprovuar një fond prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të Planit të Rritjes Ekonomike. Mes vendeve që përfitojnë është edhe Shqipëria, duke plotësuar kushtet.

Më 16 tetor pritet të bëhet edhe ndarja e këtij fondi, ku sipas përllogaritjeve të përafërta Shqipëria pritet të përfitojë në total 922 milionë Euro, ndërsa si mjete “parafinancuese” 64.5 milionë. Më shumë fonde në rajon do të përfitojnë Bosnje-Hercegovina dhe Serbia.

Por, para se të bëhen këto pagesa, vendet përfituese duhet t’i nënshkruajnë marrëveshjet dhe t’i ratifikojnë ato në parlamentet e tyre kombëtare, sepse dy miliardë euro do të jenë para pa kthim, ndërsa të tjerat do të jenë kredi të favorshme, të cilat duhet të kthehen. Me këtë paketë, Bashkimi Europian synon të ndihmojë rritjen ekonomike në vendet e rajonit dhe, në këtë mënyrë, ta përshpejtojë procesin e integrimit të tyre europian.

Por janë disa detyra shtëpie që qeveria dhe biznesi duhet të realizojnë, si formalizimi i ekonomisë; lufta kundër korrupsionit; harmonizimi i kuadrit ligjor; zbatueshmëria e ligjit dhe riorganizimi i biznesit.

Por çelja e negociatave dhe rrugëtimi i Shqipërisë në realizimin e reformave do të ndihmohet me fonde nga Bashkimi Europian.

Sektorët që pritet të përfitojnë më shumë financime, për t’u rritur zhvilluar janë bujqësia, turizmi dhe tregtia.

Por si paraqiten marrëdhëniet ekonomike të Shqipërisë me Bashkimin Europian?

Vendi ynë realizon pjesën më të madhe të tregtisë dhe vendet europiane, pjesë e unionit, më saktësisht 57.8% të totalit të shkëmbimeve tregtare. 71% e eksporteve tona janë drejt tregjeve europiane, ndërsa ne importojmë nga Bashkimi Europ/   S.M

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV