Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Mbi 30 Vjet Ekselencë: “Lufra”, si e transformoi industrinë e bulmetit në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Elda Çapani

Mes një lufte herë kaotike e krejt pa rregulla e herë të disiplinuar në tentativë për t’i dhënë më shumë frymëmarrje veprimtarive të licensuara që paguajnë taksa në shtet, nuk është e lehtë të menaxhosh një kompani e cila tanimë është e tillë sepse në fillimet e saj e ka nisur thuajse nga zero, por me objektiva të qarta në një mendje njerëzore e të hedhura thjeshtë në letra formati A4. Dhe po aq në kaosin ushqipor, ku herë herë në edicionet informative jepen lajme për abuzime të pasuksesshme, kompania e kthyer në një lider tanimë, transmeton një produkt bio në markata e gjithfarë shitoresh, duke tërhequr për përpunim, një produkt gjithashtu bio. Dhe pikërisht kjo cilësi e ka kthyer kompaninë në “njëshin” e industrisë së bulmetit në Shqipëri.

Rrënjët e kompanisë:

Nga një punishte modeste në lider të industrisë

E themeluar në vitin 1992 nga një familje shqiptare me një pasion të madh për përpunimin e bulmetit, Lufra nisi si një punishte modeste me kapacitet të kufizuar, e vendosur në një nga dhomat e shtëpisë. Në fillime, aty përpunoheshin vetëm 1000 litra qumësht në ditë, duke prodhuar një lloj produkti – djathë të bardhë. Por që atëherë, kjo kompani e vogël është shndërruar në një lider të industrisë së bulmetit në Shqipëri, duke u bërë sinonim i cilësisë dhe shijes së freskët për konsumatorët shqiptarë dhe më gjerë.

Rritja nuk ishte një incident. Ajo ishte rezultat i një përkushtimi të jashtëzakonshëm ndaj cilësisë dhe inovacionit. Në vitin 2009, Lufra u çertifikua me standardin ndërkombëtar ISO 22000:2005 për sigurinë ushqimore – një arritje që pasqyron angazhimin e kompanisë për të ofruar produkte të sigurta dhe të shëndetshme. Përmes investimeve të vazhdueshme në teknologji, kompania ka përmirësuar linjat e prodhimit dhe ka futur pajisje moderne si sistemi CIP për pastrimin automatik të pajisjeve dhe filtrimin e ujit për të siguruar cilësi dhe higjienë të lartë.

Revolucioni i vitit 2010: Automatizimi i plotë

Viti 2010 solli një revolucion të vërtetë për Lufrën. Pajisjet e vjetra u zëvendësuan me teknologji të reja dhe kompania e rriti kapacitetin e përpunimit në 20,000 litra qumësht në ditë. Proceset e prodhimit u automatizuan tërësisht, duke garantuar jo vetëm sasi të mëdha prodhimi, por edhe ruajtjen e cilësisë dhe freskisë.

Rritja e kapacitetit dhe zgjerimi në tregjet ndërkombëtare

Një nga momentet më të rëndësishme në historinë e Lufrës ishte viti 2021, kur kompania filloi eksportet e saj drejt Shteteve të Bashkuara, ku shqiptarët që jetojnë atje mund të shijojnë produkte të freskëta nga vendlindja e tyre. Por ky nuk ishte fundi – Lufra gjithashtu hapi një filial në Prishtinë, Kosovë, duke rritur prezencën e saj në tregun rajonal. Lufra ka rritur kapacitetet prodhuese duke e çuar përpunimin e qumështit në mbi 35,000 litra në ditë.

Përgjegjësia sociale dhe mbështetja për fermerët shqiptarë

Lufra bashkëpunon me rreth 1500 fermerë nga të cilët merret lënda e parë, qumështi i një cilësise tepër të lartë. Përtej angazhimit të saj për prodhimin e produkteve cilësore, kjo kompani i kushton një rëndësi të madhe përgjegjësisë sociale. Programi i saj “Coë Care” është një shembull i përkushtimit për të përmirësuar jetën e fermerëve shqiptarë dhe lopëve të tyre, duke ofruar trajnime për mirëmbajtjen e higjienës dhe shëndetit të kafshëve. Përveç kësaj, Lufra ka ndihmuar drejtpërdrejt mbi 10 ferma për të rritur kapacitetin e prodhimit dhe për të siguruar një burim të qëndrueshëm të lëndës së parë cilësore. Pa harruar se një pjesë e të ardhurave nga produktet e markës “Tradi’a” shkon për Fondacionin “Bujqësia dhe Blegtoria Shqiptare”, duke mbështetur kështu zhvillimin e fermerëve.

Lexo edhe :  Politika dhe morali

Rrëfime

Znj. Minushe Stafa ose siç e quajnë në fshat Zonja Mihane, flet për fermën dhe dëshirën e saj më të madhe, t’i lërë trashëgimi nipërve dhe mbesave profesionin e fermerit!

“Jam fermere prej shumë vitesh, biznesin e kam hapur me burrin dhe po ua lë trashëgimi fëmijëve të mi. Jam shumë e lumtur që bashkëpunoj me Lufrën sepse me gjendet pranë në çdo hall që kam”, shprehet ajo.

  1. Altin është fitues i çmimit ”Fermeri i vitit 2020” i akorduar nga Lufra, i cili është vlerësuar për bashkëpunimin dhe rritjen e standarteve të cilësisë!

“Jam nga fshati Vajkan i Fierit dhe e kam nisur fermën me tre krerë lopë por falë bashkëpunimit me kompaninë Lufra, dita ditës më janë shtuar krerët e lopëve. Jam rritur duke parë babanë që i trajtonte lopët me shumë dashuri prandaj unë mendoj se kur i trajton mirë, ato japin sasinë e qumështit që ne dëshirojmë”, shprehet ai.

Mbështetje për Komunitetin– Kjo kompani kontribuon ndjeshëm në punësimin e banorëve të zonave përreth fabrikës dhe të punonjësve në të gjithë Shqipërinë. Përmes bashkëpunimit me organizata bamirësie, si shoqata PAK në Shkodër, kompania ofron ndihma ushqimore dhe financiare për familjet në nevojë, duke lehtësuar jetesën e individëve me aftësi të kufizuara. Njëkohësisht, Lufra promovon barazinë gjinore dhe siguron ambiente pune të sigurta për të gjithë punonjësit. Ky angazhim tregon përkushtimin e kompanisë ndaj zhvillimit të qëndrueshëm të komunitetit.

  • Promovimi i heronjve kombëtarë përmes dhallës – Një nismë për të ndarë historinë shqiptare me botën

Një nismë unike dhe kreative është përfshirja e figurave historike kombëtare në ambalazhet e dhallës – një produkt tradicional që konsumohet gjerësisht. Përmes kësaj nisme, Lufra ka vendosur në pah figurat e heronjve të mëdhenj shqiptarë si Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Ismail Qemali dhe Adem Jashari, duke promovuar vlerat historike dhe identitetin kombëtar në mesin e turistëve dhe konsumatorëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë.

  • Vlerësime dhe çertifikime ndërkombëtare

Kompania Lufra është njohur për përkushtimin e saj ndaj cilësisë dhe inovacionit, duke u nderuar me çmimin prestigjioz “Business Excellence 2022”. Ky çmim është një dëshmi e kontributit të Lufrës në industrinë e bulmetit në Shqipëri dhe përtej saj. Po ashtu, marka Lufra është regjistruar si Trademark në Bashkimin Europian dhe Serbi, duke garantuar mbrojtjen ligjore të produkteve të saj nga falsifikimi dhe kopjimi.

  • Produkte natyrale: Asnjë shtesë artificiale, vetëm natyrë

 

Kjo markë synon të ofrojë vetëm produkte natyrale, të pasura me vlera ushqyese dhe pa konservantë, ngjyrues apo sheqer të shtuar. Kjo filozofi për produktet e pastërta dhe të sigurta është një nga arsyet kryesore që konsumatorët besojnë te Lufra. Për t’iu përshtatur nevojave të konsumatorëve të ndryshëm, kompania ka sjellë në treg edhe produkte me përmbajtje të ulët yndyre dhe me çertifikimin Halal, duke garantuar që të gjithë mund të shijojnë produkte të freskëta pa asnjë hezitim. Këtu përfshihen produkte në madhësi dhe opsione të ndryshme si: Kos, qumësht, dhallë, gjizë, gjalpë, djathë i bardhë dhe kaçkavall.

TiDo është marka më e re nga Lufra, e cila ofron kos të freskët, natyral dhe kremoz, me reçel me copëza të vërteta frutash, me drithëra, me mjaltë apo edhe ashtu siç është.

Tradita është një markë e re që qëndron në çadrën e markës mëmë ”Lufra” dhe ka si synim të prezantojë shijen e produkteve të bulmetit si në kohërat e hershme.

 

Beneta është një markë më vete,  me produkte me perbërje yndyre bimore dhe produkte analoge.

Të fundit

Ursula von der Leyen viziton nesër Tiranën, zbardhet agjenda

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, pritet të vizitojë të mërkurën Tiranën. Gazetarja Eksiola Shehu ka arritur...

Meta në qeli/Monika:Edhe Mandela doli pas 23 vitesh nga burgu, por u martua me grua të re

Monika Kryemadhi tha sot në një konferencë se do ta zbatojë masën e detyrim paraqitjes të caktuar ndaj saj nga SPAK. Ajo bëri edhe një...

Kryemadhi merr përsipër fajin? Deputetja: Çdo shpenzim e kam bërë unë

Kryemadhi: Për çdo gjë që flitet aty Meta nuk ka paguar asgjë vetë, as një shishe ujë, çdo gjë e kam paguar unë, ai...

“Unë dhe Meta, çdo gjë e kemi arritur vetë”/ Kryemadhi: Do merrem me procesin ndaj meje

“Mamaja ime paska blerë 310 mijë euro, por mamaja ime nuk ka ardhur në Tiranë në 2013, por në 1953. Mamaja ime ka qenë...

Këto shenja janë shakaxhinjtë e horoskopit

Disa shenja të horoskopit njihen për seriozitetin dhe vetëpërmbajtjen, por mes tyre ka edhe nga ato që dallojnë për shakatë dhe humorin e hollë....

Lajme të tjera

Web TV