Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

BE, 1 miliardë euro pas arrestimit të Metës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

Një gjermane që drejton Europën politike për të dytin mandat, e që konsiderohet si pasardhësja poitike e Angela Merkelit, erdhi sot në Shqipëri, për të satën vizitë zyrtare.

E bëri të ditur se gati 1 miliardë euro, që BE i shpërndan për të stimuluar zhvillimin në vendet anëtare do t’i japë Shipërisë.

Para pak ditësh, rajoni i Campanias në Itali, mori 3 miliard euro nga fondi i zhvillimit. Përveç se a 5.5 milionë banorë, Italia është edhe vend anëtar i Bashkimit Europian.

1 miliardëshi i BE-së, nuk janë një çek që i jepet qeverisë t’i harxhojë si të dojë. Çdo cent që o shpenzohet do të planifikohet dhe do të miratohet nga zyrtarët e BE, ndryshe nuk xhirohet leku. Në dyshimin më të vogël, Komisioni Europian ka institucione garancie që bllokojnë gjithçka siç ndodhi me OLAF-in dhe fondet e bujqësisë.

Megjithatë, vizita në Tiranë e kryeministres së BE-së, Ursula Von der Leyen, në kulmin e një stuhie për arrestimin e Ilir Metës, e kur dha edhe një mesazh të qartë q mbështet SPAK, nuk mund të jetë tjetër veçse një sinjal politik.

I cili nga ana tjetër në Strazburg ishte aq i qartë, kur një bashkëpunëtor i ngushtë i zonjës Von der leyen, kreu i komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, e një politikan i rëndësishëm i CDU-së priti një delegacion të deputetëve të PD-së.

Pritje që është qartazi sinjal politik se Europa është gati të presë të gjithë opozitarët, qoftë edhe ata që janë peng të Sali Berishës, vetëm që të mos kenë me vete Berishën.

Shto këtu edhe shfaqen sot në Tiranë të një politikanie europiane që në 2016-n shpalli reformën në drejtësi nga Tirana, por që sot drejton Kolegjin Europës, Federica Mogherinin, tregon se nuk ka rastësi.

Kur zonja Mogherini e shpalli nisjen e reformës, ndaj saj pati sulmet e famshme e të njohura tashmë prej Berishës e Metës, që nga intimitetet e deri te akuzat për trafik droge, terrorizëm e të gjitha të zezat.

Lexo edhe :  “Aromë gruaje”, fjalimi brilant i një koloneli që bëri të dridhej një staf pedagogjik

Në thelb 920 milionësi apo 1 miliardëshi në euro që do të japë Brukseli për Shqipërinë, i cili për ata që do ta menaxhojnë do jetë një odise në vete, nuk është asgjë pas vullnetit politik që ka ndodhur pas rënies së mitit të pandëshkueshmërisë.

Për BE-në Shqipëria është një vend ballkanik më afër Europës, natyrisht me shumë probleme, ku ka korrupsion trafiqe, moskompetencë apo mungesa të tjera, por jo më një shtet jo funksional ku baronët e politikës mbajnë peng shtyllën kryesore të shtetit siç është drejtësia, për të mbrojtur veten.

Ndaj ka vendosur që të hapë bisedimet, e siç tha vetë gjermanja më e fuqishme në Europë sot, ndoshta edhe mund të mbyllen të gjitha kapitujt brenda vitit të adhshëm. Jemi fiks si në kohën kur Kroacia arrestoi Sanaderin dhe u pranua në BE, ose aty afër. Sot në Kroaci, nuk se u mbyll korrupsioni, por drejtësia bijon e ndjek e çon pas prangave politikanë e njerëz të fuqishëm. Me Sanaderin, ra miti që të fuqishmit, jo vetëm lëvizin letrat por edhe nuk i prek kush.

E skenografia e filmit të sotëm ishte realisht një fotografi e Shqipërisë së sotme: në një anë dikush ju hidhte në fyt prokurorëve dhe dikush tjetër para gazetarëve relativizonte akuzat për pasurinë e rritur, ndërkohë kreu i Europës politike zgjidhi qesen e i dha Shqipërisë gati 1 miliardë euro, si një bonus.

E nga ana tjetër, në Strazburg, David McAllister, i cili në 2017-n erdhi këtu një marrëveshje politike por që e refuzoi Berisha, sot ju qeshi kolegëve të tij të PD-së, si për t’i dhënë sinjal doktorit që për një ditë këta djemtë e tu janë më reheat e më të çliruar. E gjitha kjo është një zhvillim politik i përmasave të rënësishme që ka ndodhur vetëm nga dy lëvizje. Sipas të cilave si Berisha e si Meta, nuk janë më vitin e ardhshëm pjesë e Parlamentit shqiptar. E kjo nuk është pak…/e.t

Të fundit

Pse të gjithë mendojnë se kanë të drejtë?

I njihni ato diskutime të pafundme ku të gjithë mendojnë se kanë të drejtë dhe nuk arrini askund? Tani e dimë se këto...

Vrasja e Nasrallah dhe e ardhmja e Lindjes së Mesme: një podcast që ndezi një debat

Kohët e fundit kemi publikuar në bibliotekën tonë audio kushtuar Historisë një podcast mbi vdekjen e Hasan Nasr Allah , liderit të  Hezbollahut libanez , i vrarë më...

Misteri i Petrës/ A ka ende një qytet nëntokësor për t’u zbuluar?

Petra, perla e Nabataeans, ku Steven Spielberg në sagën e Indiana Jones imagjinonte se mbahej Graali i Shenjtë (kupa në të cilën do të ishte mbledhur gjaku i Jezusit) , rezervon ende...

A ka marrë Klea Prenga mesazhe kërcënuese nga motrat Berisha? Ja si përgjigjet avokati

Avokati i Klea Prengës, Alfred Duka tha se modelja nuk ka pasur kurrë kontakte me motrat Berisha, si dhe nuk ka marrë as mesazhe...

Përfshihet nga flakët banesa në Fier, rrezikohet çifti i të moshuarve

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në një banesë në lagjen “15 Tetori” në Fier. Flakët kanë përfshirë katin e tretë...

Lajme të tjera

Web TV