Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

“O Dumduman, do të kap për veshi!”/ Meta përleshet me Dumanin… dhe me Monën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fjalë fyese ka përdorur Ilir Meta në sallën e gjyqit, i cili sot është gjendur përballë kreut të SPAK, Altin Dumani në seancën gjyqësore në GJKKO.

“O Dumduman, do të kap për veshi! O dum duman o këlysh i Sorrosit” mësohet t’i jetë drejtuar Meta, Dumanit në sallën e gjyqit në GJKKO, ku do të njihet me masën e sigurisë.

Gazetari Ermal Vija tha për ABC News, se seanca me dyer të mbyllura ka nisur me relatimin e prokurorit Arben Kraja, i cili ka komunikuar akuzat për të pandehurit, ndërsa është hasur në kundërshtimet e Metës, i cilës i është referuar me termin ‘mashtrues’. Por pavarësisht fjalorit fyes të Metës ndaj kreut të SPAK, ky i fundit ka ruajtur qetësinë, duke mos iu përgjigjur kreut të Partisë së Lirisë. Tre prokurorë, Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Kllapi, firmosën arrestimin e kreut të PL, i cili u ekzekutua mesditën e kësaj të hëne, 21 tetor.

ABC News mëson se retorikës së ashpër në sallë e gjyqit në GJKKO, nuk i ka shpëtuar as bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, me të cilën ndodhet në proces divorci. Ata janë ‘bashkuar’ sot në sallën e gjyqit në gjykatë, ku njëri nga burgu e tjetra nga shtëpia mbërritën në Gjykatën e Posaçme për seancën e konfirmimit të masave të sigurisë. “Dumdumania” mësohet t’i jetë drejtuar  Meta, Kryemadhit në sallë e gjyqit.

Akuza e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë janë veprat penale qeëme urdhër të Prokurorisë së Posaçme çuan në pranga ish-presidentin Ilir Meta. Ndaj Metës është caktuar masa e arrestit në burg, ndërsa prej disa vitesh është hetuar për dosjen CEZ DIA dhe për burimin e parave për lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të Partisë Levizja Socialiste për Integrim.

Lexo edhe :  "Vizita historike: Fredi Beleri dhe Edi Rama drejt takimit të shumëpritur në Tiranë"

Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e detyrimit për të paraqitur edhe për Monika Kryemadhin. Edhe për këtë të fundit SPAK ka dyshime se është përfshirë në korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.  Përveç Metës e Kryemadhit, gjykata ka caktuar masën e arrestit shtëpiak edhe për Pirro Xhixhon dhe hetim në gjendje të lirë për Ema Çokun. Hetimet janë kryer fillimisht nga prokurori Sotir Kllapi bazuar në një kallëzim se Meta dhe bashkëshortja e tij nuk kanë deklaruar burimin e të ardhurave për disa ndërhyrje estetike në një klinikë private jashtë Shqipërisë dhe në të njëjtën kohë edhe për burimin e parave për lobimin prej 700 mijë dollarësh në Amerikë të partisë lëvizja socialiste për Integrim.

Ndërsa dosja tjetër që lidhet me hetimet për CEZ-DIA është ndjekur nga drejtuesi i SPAK Altin Dumani dhe prokurori Arben Kraja. Të dyja këto hetime janë bashkuar në një dosje te vetme, që çuan në pranga Metën dhe vunë në akuzë edhe Kryemadhin dhe 2 personat e tjerë. Meta është kallëzuar në SPAK edhe për dosjen CEZ-DIA. Në kallëzim thuhet se Meta në kohën që mbante postin e ministrit të jashtëm të këtë ndikuar që Kastriot Ismailaj të zgjidhej drejtues i kompanisë DIA për mbledhjen e borxheve të vjetra ndaj kompanisë CEZ duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit./   S.M

Të fundit

‘Çmendet’ Bill Gates, dhuron shifrën marramendëse për organizatat që mbështesin Harris

Bill Gates kohët e fundit dhuroi 50 milionë dollarë për një organizatë jofitimprurëse që mbështet kandidaturën presidenciale të Kamala...

Zgjedhjet në SHBA/ Obama voton me postë, jep një mesazh për qytetarët

Zgjedhjet në SHBA do të mbahen më 5 nëntor, por procesi ka nisur tashmë prej disa ditësh për amerikanët që votojnë me postë. Këtë...

Fotolajm/ Meta në kafazin e xhamit dhe Kryemadhi në sallën e gjyqit!

Ilir Meta ndodhet prapa kafazit prej xhami të GJKKO kur pritet të njihet me rivlerësimin e masës së sigurisë. Presidenti i PL ndodhet i...

Do të njihet me masën e sigurisë/ Rinis seanca gjyqësore për Metën

Ka rinisur seanca gjyqësore për Ilir Metën. Kryetari i Partisë së Lirisë, pritet të njihet nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) me masën e sigurisë. Avokatët...

Nis testimi i vaksinës së parë në botë kundër norovirusit

Mjekët kanë filluar të provojnë vaksinën e parë në botë kundër norovirusit të të vjellave, me shpresën se mund të sjellë përfitime të mëdha...

Lajme të tjera

Web TV