Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

PD sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Edison Ypi

PD sot, fatmirësisht, është një pleh majë të cilit kakaris si pulë e gjallë një gjel i vdekur që mbahet për Maratonomak.
PD sot, ajo që, pasi e votuam mbi 30 vjet rrjesht me gjith shpirt dhe me bindjen e thellë se pas kaq kohe edhe bebet në bark të nënës do ishin demokratë me tesër, është rrudhurr aq tepër, sa, t’i biesh Shqipërisë qark e qark nja 10 herë, 1 demokrat të vetëm për të heq syrin e keq s’e gjen dot për qamet.

PD sot është katandisur si ai hallexhiu i lodhur me thes në kurrriz që blen e shet rraqe, ai që kalon poshtë pallatit duke bërtitur me zë të zvargur “kush ka rraqe me shit ?”.
PD sot është një lopë shtërpë që qumësht kurrë s’ka pasur dhe pjellore kurrë s’ka qënë, të cilës ja hëngrën mishin, dhe e lanë mes katër rrugëve kock’ e lëkurë.
PD sot është shndrruar në një kazan plehrash ku mund të gjesh mbeturina nga më të ndryshmet: fruta të kalbura, kavanoza të boshatisura, konserva të shqyera, copa mishi të skaduara.
PD sot është një kamion i braktisur anës rrugës që ja kanë vjedhur motorrin, zbrazur serbatorin, shqyer gomat, thyer xhamat, xhvatur kabinën, hequr timonin.
PD sot është një karrocë pa motorr nga ato që ezmerët mbledhin hekurishtat. Bruni, pasi ka kthyer disa dopjo, ka marrë në karrocë gruan dhe kalamajt, ka harruar nga është nisur, s’ka ide se ku po shkon.

PD sot është një kufomë e zgërdhirë e braktisur plot me miza që i thithin pikat e fundit të gjakut, dhe korba të zinj që ja çukisin mishin e mbetur.
PD sot është një mullar me pleh që dergjet në shi si çoban mbështjellë me gunë dhe krrabë në pritje të kotë të ngohjes së motit.
PD sot është një qënie monstruoze dalë nga librat e kurvit që flat përçart për thashetheme, intriga, armiq, luftë, rrethime, dyshime, sabotime, tradhëtira, dënime, vrasje.
PD sot ësht si një fictions i Walt Disney me skeletër që u kërrcasin kockat, nostradamus të rrejshëm, magjistarë të vetshpallur, orakuj mburravecë që ecin kuturu në një bodrum të errët duke u përplasur me njëritjetrin me thika në duar, qirinj, nuska, sfera të kristalta, filxhanë kafeje të përmbysur.
PD sot është një hordhi majmunash arratisur nga, dhe ardhur përsëri, te i njëjti Zoo.

Lexo edhe :  Politika dhe morali

PD sot është dora e zgjatur dhe syri vigjilent i partisë që vret çfarë kurvi harroi të vriste, dhe var çfarë Sigurimi la mangut pa varur.
PD sot është një koleksion marramendës me komitete, plenume, vendime, dënime, dredhira, nxjerrë nga Arkeologjia e Diktaturës.
PD sot është një hordë me neandertalë që nuk e kanë kryer të plotë ciklin darvinian për tu quajtur njerëz.
PD sot janë një hordhi vampirash gagaçë dhe analfabetë me të cilët s’këmben dot dy fjalë.

PD sot është një skuadron të vdekurish që me thika ndër dhëmbë dhe gjak nëpër turi vallzojnë si te “Thriller” i Michael Jackson-it.
PD sot është katandisur aq e vocërr sa nuk ta zë syri as majtas as djathtas, as para as pas, as lart as posht. Madje PD sot s’shifet dot as me lupë, as me mikroskop, as me tejqyrë. S’shihet me asnjë mjet. Sepse nuk ekziston. PD sot mundesh me e pa vetëm me imagjinatë.

PD sot është vorreza më e madhe në planet e shpresave të vrara, idealeve të therura, pritshmërive të vdekura.
PD sot është diçka e paemër, e pashije, e pakëndshme, të cilës shqiptarët e revoltuar nga hajdutllëqet, pabesitë, rrenat, ja bënë gropën sa më të thellë, e hodhën brenda, ja mbollën plepin sa më të lartë, ja bënë shurrën sipër, ikën, ja harrun varrin.

PD sot s’ka dhëndërr budalla që e ngjall, penxhere që e shpëton, rrugicë që e mban me shpresë, orator që e ngushëllon, Varkar që e qurravit, Karipllar që e jargavit, klient, mercenar, krahinar, rrugaç, halabak, që i bën derman./K.B

Të fundit

E megjithatë vrasjet peshojnë më shumë se vjedhjet

Nga Skënder Minxhozi Dy krerët më të lartë të policisë së shtetit në periudhën e 21 janarit 2011 janë paraqitur...

Një rikthim triumfues: Pas 20 vitesh sakrifice, bodybuilder Endri Pandazi drejt botërorit

E gjitha nisi krejt rastësisht, si një mënyrë për të humbur peshë në moshën 16-vjeçare. Endri Pandazi, që në atë kohë peshonte 130 kg,...

Shtyhet seanca paraprake ndaj Berishës

Gjykata e Posaçme shtyn për më 25 nëntor seancën paraprake ndaj Berishës, raporton A2 CNN. Avokatët kanë kërkuar pavlefshmëri, pasi sipas tyre gjykata kishte...

GJKKO e la në burg, avokati Indrit Sefa: Ja çfarë do të ndodhë me ish-presidentin Meta

Gjykata e Posaçme la në burg një ditë më parë, kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta i arrestuar me urdhër të SPAK për...

Skandal/ Dy priftërinj përvetësuan 3 mln euro dhe i investuan në lokalet e natës

Kisha Katolike e Greqisë është përfshirë në një skandal të madh. Mediat helene raportojnë se autoritetet kanë nisur një hetim, pasi raportohet se dy...

Lajme të tjera

Web TV