Manjati i teknologjisë Elon Musk ka mbajtur kontakte të rregullta për 2 vite radhazi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Kështë thuhet në një artikull të publikuar nga “Wall Street Journal”, e cila pretendon se ky informacion është siguruar nga nga ish-zyrtarë amerikanë, europianë dhe rusë.
Sipas medias amerikane, bisedat mes njeriut më të pasur të botës dhe Putin varionin nga ato personale deri në diskutime gjeopolitike.
Afërsia e Musk me Putin shihet me shqetësim në SHBA, për faktin edhe sepse miliarderi zotëron kompani të mëdha si Tesla, kompaninë hapësinore SpaceX si dhe rrjetin social X, ish-Tëitteri.
Musk nuk iu përgjigj kërkesës së WSJ për koment, por zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov mohoi se Putin ishte në kontakt të rregullt me Musk./e.t