Greqia tregon fuqinë ushtarake me Forcat e Armatosura, ministri i Mbrojtjes ndan lajmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes të Greqisë, Nikos Dendias, shpalli “Axhendën 2030” për Forcat e Armatosura. Në përfundim të paradës ushtarake në Selanik me rastin e 28 tetorit, festës kombëtare të Greqisë, Dendias tha se Forcat e Armatosura do jenë më të forta se kurrë më parë.

“Festat fitojnë kuptim jo vetëm kur kujtojmë të shkuarën, por kur përdorim mësimet e tyre për t’i dhënë kuptim të tashmes dhe të ardhmes.

Kuptimi i 28 tetorit 1940 është vendimi i përjetshëm i popullit grek, i kombit grek, i shoqërisë greke, për të mbrojtur pavarësinë, sovranitetin, integritetin e tyre. Për të arritur këtë, ne po vazhdojmë me reformën më të madhe të Forcave të Armatosura greke që ka ndodhur në shtetin e ri grek – atë që ne e kemi quajtur Axhenda 2030”, tha Nikos Dendias.

“Në këtë mënyrë, të marrim Forcat e Armatosura më të forta që kemi pasur ndonjëherë, që ato të na mbushin me krenari, si sot, dhe të garantojnë të mirën e madhe të pavarësisë kombëtare dhe dinjitetit kombëtar”, përfundoi Nikos Dendias./K.B

Të fundit

Pas Alimehmetit, edhe Lisandër Hoxha kërkon rivlerësimin e votave preferenciale

Kandidati i PD në zgjedhjet e 11 majit, Lisandër Hoxha, i është drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankesave...

Deputeti socialist: 83 mandatet e PS janë meritë e Saliut!

Për deputetin socialist Petro Koçi, vota e 11 majit ishte një protestë ndaj Berishës. I ftuar në edicionin ‘Tirana Live’, Koçi tha se në...

Toka dhe shtëpia pa letra, avokati shpjegon hapat: Ja si t’i regjistroni!

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje me ligjin 2020. Ai ka sqaruar...

Diagnostikimi i sëmundjes së Alzheimerit vetëm me një analizë gjaku!

FDA ka dhënë dritën jeshile për testin e parë të bazuar në analizën e gjakut për diagnostikimin e sëmundjes së Alzheimerit, një teknologji premtuese...

Fshati zviceran “gëlltitet” nga akullnaja/ Pamjet pas katastrofës (VIDEO)

Pamjet e reja befasuese tregojnë momentin kur një fshat zviceran varroset nga një akullnajë e rrëzuar, duke shkatërruar shtëpi me kryebashkiakun që tha se...

Lajme të tjera

Web TV