Tronditëse/ Alfred Cako zbulon kush e arrestoi Ilir Metën dhe kush e ka radhën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konspiracionisti Alfred Cako, në rubrikën “Rrethi Katror” në E Diell në Top Channel tregoi arsyet e arrestimit të Ilir Metës në atë mënyrë demonstrative.

“Në shkrimet e mia të atëhershme thoja që është një luftë e madhe midis politikës ndërkombëtare dhe shërbimeve të tyre sekrete që ata të kapin politikën dhe ekonominë shqiptare si një nga elementet e luftës hibride ku popujt e mëdhenj dhe elita botërore përpiqen të kontrollojnë identitetet e ndryshme politike për të ndikuar për gjeopolitikën e një vendi. Shumë e nënvlerësonin dhe më quanin të çmendur.

Ditën që Meta festoi ditëlindjen e tij me pompozitet dhe kur populli krijoi neveri të madhe për Metën, e kam krahasuar me një ministër grek, për teprim të zullumit të tij. Të dy e kanë krijuar karrierën njësoj dhe kanë ngjashmëri shumë të mëdha, dhe kur në krizën greke ky ministër u nda nga gruaja dhe bleu selitë në vend shumë të shtrenjtë, dhe më pas u burgos si model i tejskajshëm korrupsioni.

Tani Metës i ka mbetur vetëm një gjë që të jenë njësoj fare, të futej në burg, dhe kam shkruar në atë kohë që Meta nuk e ka të gjatë, dhe ai ka insistuar që të fshihet ky shkrim. Kush e arrestoi Metën? Nuk e kuptojnë që formulën “kap ça të kapësh” që kanë pasur Berisha dhe Meta, do kthehet në “kapi të gjitha” nga ndërkombëtarët. Meta nuk është arrestuar nga policia, Meta është arrestuar me teknologjinë dhe me ndihmën e shërbimeve sekrete. Si te filmi Narcos.

Pse u arrestua Meta në mënyrë publike? Se Elita botërore që ka 300 vjet që i bën këto zullume në botë, kush nuk i bindet Elitës, kështë përfundon, shihe Gadafin, fëmijët e Sadam Hyseinit, familja Romanov në Rusi, e bëjnë për të treguar terror, e për të frikësuar njerëzit e pushtetshëm që Elita botërore nuk i frikësohet askujt,” tha Cako./    S.M

Të fundit

11 maji, Nard Ndoka: Berisha e ndërtoi fushatën mbi unin e tij, nuk pati frymë

Ish deputeti Nard Ndoka thotë se opozita nuk krijoi frymë me koalicionin PD-ASHM, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në...

Gjesti ftesë Egli Takos në katundin e tij?/ Ja detaji që ngriti dyshime

Një ndër fenomenet e Big Brother VIP Kosova dhe Albania ku këtë të fundit e fitoi Gjesti është parë sot në fshatin e tij...

Arrestohen dy persona/ Vodhën kasafortën me 15 mijë euro në një banesë, në Tiranë

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë vjedhur një kasafortë me 15 000 euro nga një banesë në rrugën “Muhamet Gjollesha” në kryeqytet,...

“Rijetëzim” i rezidencave qeveritare, mes tyre dhe ish-vila e Enver Hoxhës në Vlorë

“Hospitality Albania”, shtatë finalistët e fazës II prezantojnë përpara një jurie ndërkombëtare projekt-idetë arkitekturore për rimëkëmbjen dhe modernizimin e rezidencave qeveritare në vend. Më konkretisht,...

Kur luksi bllokon qytetin, banorët e Venecias kundër dasmës së Jeff Bezos!

Dasma e miliarderit Jeff Bezos me Lauren Sanchez, e planifikuar më 24 qershor në ishullin San Giorgio Maggiore në Venecia ka shkaktuar reagime të...

Lajme të tjera

Web TV