Zgjebja në Shqipëri, mjeku: Është shqetësuese, ja simptomat që shfaq në trupin e njeriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë rritur rastet e infeksionet nga zgjebja në Shqipëri teksa sipas mjekëve nuk ka ditë që dermatologët mos të hasin pacientë  me këtë lloj infeksioni.

Mjeku epidimiolog Ilir Alimehmeti i ftuar në një studio televizive, tha se në radhë të parë sëmundja nuk është jete kërcënuese por kushtet higjienike dhe ato social ekonomike janë kërcënues dhe indikator për këtë sëmundje.

“Fatmirësisht nuk është sëmundje jetë kërcënuese, kjo është gjëja e parë. Patjetër është shumë shqetësues, se problemin kryesor e ka të bëj me kruajtje dhe problemet me gjumin, por ka ilaçe normalisht,

Problemi i dytë është stigma në shoqërinë tonë që në momentin kur ti ua thua ke këtë sëmundje.

Është ngjitëse dhe shqetësuese por jo kërcënues për jetën.

Këtu ka të bëj higjiena por kushtet higjienike, dhe social ekonomike, sa më shumë këto përkeqësohen, aq më shumë do të kemi raste.

Në botë kalkulohen se janë ën çdo moment afro 200 milion njerëz me skabier, patjetër në shtete më të pazhvilluara,

Një fëmijë përgjithësisht infektohet më shumë në objektet komunitare, shkollë, çerdhe, palestër, pra vende te mbyllura ku ka komunitet shumë.”

Epidimiologu Alimehmeti thotë se imuniteti natyror është i rëndësishëm në këtë sëmundje dhe ndikon në mos përhapjen e saj.

“Duhet kujtuar se këtu na ndikojmë imuniteti natyror. Nëse ke një imunitet të lartë kë mbrojtje të madhe.

Njerëzit me imunitet normal kanë 10-15 nga këta parazit, pra kur e kane skabiesin, kurse njerëzit me imunitet të dëmtuar, njerëzit që janë nën terapi, me ilaç që ulin imunitetin, mund të kenë mijëra deri në miliona parazitë. Kjo të bën të kuptosh se sa imunitete është i rëndësishëm. 

Kjo të bën të kuptosh se sa kohë do të duhet të ja ngjisësh tjetrit do 4-6 javë  të shfaqen simptomat.”/    S.M

Të fundit

Policia aksion ‘blic’ në Krujë, kontrolle mjeteve luksoze dhe atyre me xhama të zinj

Policia e Krujës ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi veçanërisht në akset që lidhin...

Senati amerikan drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve

Senati po shkon drejt një raundi të fundit të votimit të një ligji që parashikon që autoritetet federale të arrestojnë emigrantët që akuzohen për...

Barack Obama i jep fund thashethemeve për divorc nga Michelle Obama

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama, i ka uruar ditëlindjen bashkëshortes së tij, Michelle Obama, duke i dhënë kështu fund njëherë e mirë thashethemeve për...

PSG prezanton transferimin e Kvaratskhelias, gjeorgjiani pozon me menaxheri. shqiptare

Ylli gjeorgjian Kvicha Kvarsakhelia u prezantua ditën e sotme në radhët e gjigantëve të PSG-së ku firmosi kontratën deri në vitin 2029, ku do...

Çelësat për të shmangur një mënyrë jetese ulur

Një mënyrë jetese e ulur ose mungesa e aktivitetit fizik ka një ndikim negativ në trupin tonë si fizikisht ashtu edhe mendërisht.  Problemi është...

Lajme të tjera

Web TV