Nëse një mashkull bën këto dy gjëra, ju do vërtet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur hyjmë në marrëdhënie, ne shpesh mbështetemi në tërheqjen fillestare, por kjo nuk mjafton për një marrëdhënie afatgjatë dhe të qëndrueshme, thotë këshilltari për marrëdhënie, James Allen Hanrahan.

“Tërheqja, është vetëm hapi i parë dhe lidhja e vërtetë kërkon diçka më shumë”, tha ai për YourTango.

Ai shton se në mënyrë që marrëdhënia të përparojë dhe forcohet, është e rëndësishme të kuptojmë se si burrat ndërtojnë lidhje më të thella me njerëzit që janë të rëndësishëm për ta, shkruan Index.hr.

“Burrat lidhen ndërsa ndërtojnë të ardhmen me ju. Përmbledhja e ‘Doracakut të fillimit të marrëdhënieve’ shpjegon rëndësinë e ndërtimit të përparimit dhe miqësisë duke u takuar më shpesh me njëri-tjetrin dhe duke u përfshirë në jetën e tyre të përditshme”, shpjegon ai.

Ai tregon se një mashkull që është i gatshëm të përparojë në një lidhje do të fillojë menjëherë të planifikojë gjëra të ndryshme dhe të na pyesë se si ndihemi për këto plane.

“Kur burrat angazhohen për një partner, ata lidhen me të, siç tregojnë studimet. Kjo ndodh kur ai fillon të flasë për planet afatgjata dhe kur ju prezanton me familjen dhe miqtë. Ju bëheni pjesë e jetës së tij, dhe përfundimisht, kur ai propozon, do të vini re se ai dëshiron të marrë më shumë përgjegjësi në marrëdhënie, kjo do të thotë se ai ju përfshin në vendimet e tij dhe ju kërkon mendimin tuaj”, thekson këshilltari.

Me fjalë të tjera, ai dëshiron të ndërtojë një jetë të përbashkët me ne./   S,M

Të fundit

VIDEO/ Interi nuk gabon, zikaltërit tregohen “cinikë” në shtëpi ndaj Comos

Interi vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Komon me rezultatin 2 me 0...

Si të shmangni shtimin në peshë gjatë festave?

Festat e fundvitit janë sinonim i tryezave plot ushqime, pijeve të pafundme dhe ëmbëlsirave joshëse, por bashkë me këto kënaqësi vijnë edhe disa kalori...

Dalin analizat për mandarinat e importuara nga Shqipëria, ja rezultatet

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka pranuar sot rezultatet e analizave laboratorike për mostrat e dyshuara për mbetje të pesticideve mbi nivelin e...

Moti i keq në vend/ Mbeten pa energji elektrike Kukësi dhe Gramshi

Moti i keq në vend ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike. Sipas informacioneve bashkia Kukës ka mbetur pa energji elektrike. Mendohet që të jenë stakuar...

Presidenti i zgjedhur Trump përsërit thirrjen për të blerë Groenlandën

Presidenti i zgjedhur ka përsëritur kërkesën që bëri gjatë mandatit të parë që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën nga Danimarka. Kërkesa zgjeron listën...

Lajme të tjera

Web TV