Interi ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Venezias në javën e 11-të në Serie A.
Ishin vendasit ata të cilët ishin më të mirë në fillimin e ndeshjes duke rrezikuar në dy raste mjaft të mira në portën e mysafirëve.
Marcus Thuram në minutën e 33-të dhe Henrikh Mkhitaryan në minutën e 35-të, patën secili nga një rast ideal për gol, por që nuk u treguan të saktë para portës.
Venezia rastin e parë serioz në këtë ndeshje e pati në minutën e 41-të me Gaetano Oristani, gjuajtje e cila u ndal nga Yann Sommer.
Zikaltërit menduan se gjetën golin e epërsisë kur në minutën e 51-të Henrikh Mkhitaryan shënoi për 1-0 pas asistimit të Dimarcos, por ai u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.
Të besuarit e Simone Inzaghit nuk u dorëzuan dhe gjetën golin e fitores në minutën e 65-të përmes Lautaro Martinez i cili me kokë shënoi për 1-0 pas krosimit të bukur nga ana e Dimarcos.
Në minutën e 97-të Venezia arriti të barazojë shifrat në 1-1, por pas rishikimit në VAR u pa se lojtari kishte prekur topin me dorë dhe gjyqtarja e takimit e anuloi golin.
Me këtë fitore Interi shkon në kuotën e 24 pikëve dhe mban pozitën e dytë në tabelë, vetëm një pikë pas liderit Napoli që ka 25 pikë.
Inter të martën do të pres në ‘Giuseppe Meazza’ Arsenalin në Ligën e Kampionëve, para se të jetë vizitor i Napolit në Serie A në fundjavë./ D.C