Një person në gjendje të dehur sulmoi me sende të forta dhe shkatërroi pjesërisht mbrëmjen e sotme (4 Nëntor), xhamat e një salloni bukurie.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 2 të qytetit të Pogradecit, teksa i dyshuari u përpoq të shkatërronte edhe ambientet e brendshme.
Salloni gjendej në katin e dytë të një pallati në qytet, teksa xhamat janë shpërndarë në trotuar, por pa shkaktuar lëndime.
Parukeria ka qenë e mbyllur në ato momente, ndërkohë që fill pas ngjarjes policia ka shkuar në zonë për të kryer të gjitha procedurat, duke rrethuar subjektin dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj.
Burime policore thanë se i dyshuari është shoqëruar, ku pritet t’i merret një dëshmi për rastin dhe shkaku që e ka çuar në këtë veprim vandal./e.t