OBSH: Mbi 100 pacientë do të evakuohen nga Gaza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë se 100 pacientë, përfshirë fëmijë, do të largohet nga Rripi i Gazës të mërkurën, njoftoi të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

OBSH-ja thotë se më pak se 300 pacientë janë evakuuar nga Gaza prej fillimit të majit, kur Izraeli e zgjeroi ofensivën ushtarake në drejtim të jugut dhe e mori nën kontroll pikëkalimin kufitar Rafah mes Gazës dhe Egjiptit, i cili përdorej për evakuimin e pacientëve.

Rik Peeperkorn, përfaqësues i OBSH-së për Territorin e Okupuar Palestinez, tha se pacientët, në mesin e të cilëve ka edhe fëmijë me lëndime traumatike dhe sëmundje kronike, do të largohen përmes pikëkalimit me Izraelin në Kerem Shalom.

Sipas marrëveshjeve me OBSH-në, pacientët do të dërgohen në Emiratet e Bashkuara Arabe nga aeroporti Ramon në jug të Izraelit, ndërsa disa të tjerë do të transferohen në Rumani, shtoi ai.

I pyetur nëse Izraeli e ka aprovuar evakuimin e tyre, ai tha se shpreson se autoritetet izraelite do ta lehtësojnë transferimin e tyre.

Ai tregoi se më shumë se 12.000 pacientë janë në pritje të transferimit, duke shtuar se “ne nuk mund të vazhdojmë kështu më”.

Izraeli nuk e ka komentuar transferimin e pacientëve deri tani.

Palestinezët në Rripin e Gazës janë goditur rëndë nga shpërthimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Lufta u shkaktua kur luftëtarët e Hamasit u futën në jug të Izraelit më 7 tetor 2023 dhe i vranë rreth 1.200 njerëz, si dhe i rrëmbyen afër 250 të tjerë.

Prej atëherë, hakmarrja e Izraeli e ka shkatërruar Gazën, si dhe i ka vrarë mbi 43.000 njerëz, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila udhëhiqet nga Hamasi./ REL

Të fundit

KQZ publikon shifrat paraprake, sa shqiptarë votuan brenda dhe jashtë vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar një bilanc paraprak mbi pjesëmarrjen në votime për zgjedhjet e 11 majit, bazuar...

Macron vizitë zyrtare në Tiranë, do të takohet me Ramën! Do nënshkruhen disa marrëveshje

Pas Samitit të Komunitetit Politik Evropian, Emmanuel Macron qëndroi në kuadër të vizitës zyrtare që do të zhvillojë sot, më 17 maj, në Shqipëri....

Rama publikon videon me momente nga Samiti në Tiranë: Një ditë historike në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga Samiti i Komunitetit Politik Europian, që u zhvillua ditën e djeshëm në Tiranë. Kreu i qeverisë shprehet e...

Shqipëria vend pritës/ Liderët e BE-së hartojnë politikat e sigurisë dhe ekonomisë

Në samitin e mbajtur në Tiranë, udhëheqësit më të lartë të Europës u mblodhën për të diskutuar sfidat më të mprehta të kontinentit nga...

Lajme të tjera

Web TV