Reperi i njohur shqiptar, Rigels Rajku, i njohur si ‘Noizy’, është paraqitur në stacionin policor të Pejës për një intervistë nga autoritetet e rendit dhe të drejtësisë.
Gjatë qëndrimit të tij në stacion, ekipet mjekësore kanë ndërhyrë për t’i kryer kontrolle shëndetësore, pasi Noizy duket se kishte nevojë për një vlerësim të gjendjes.
Pas ekzaminimeve të para në stacion, mjekët vendosën ta dërgojnë reperin në urgjencë për një kontroll më të plotë dhe të detajuar.
Më poshtë do të gjeni një video ku reperi shihet teksa del nga stacioni me pranga në duar.
Gjendja e tij po monitorohet me kujdes nga mjekët, ndërsa pritet që policia të japë sqarime të mëtejshme për situatën dhe për çështjen që e çoi Noizyn në intervistë. Pas ekzaminimit në spital, reperi pritet të dërgohet sërish në polici, ku prokuroi do të nxjerr një vendim për të. S.B