Ndonëse se janë në orbitë, astronautët amerikanë kanë mundësi që të marrin pjesë në zgjedhjet për presidentin e ri të SHBA, dhe procesi është shumë i sigurt.
“Kalorësit e hapësirës” e kanë pasur mundësinë që të votojnë nga hapësira që prej vitit 1997, falë një ligji të miratuar në Teksas, ku ndodhet qendra e NASA-s.
Pra, si funksionon votimi nga hapësira? Astronautët në një mision ndjekin një proces të ngjashëm me votimin në mungesë, ku votuesit dorëzojnë fletëvotimet e tyre jashtë zonës së tyre të zakonshme të votimit.
Astronautët e NASA-s në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor plotësojnë fletëvotimet e tyre zgjedhore.
Fletët e votimit më pas kodohen dhe ngarkohen në kompjuterin në bord të stacionit hapësinor. Ato më pas dërgohen në objektin tokësor të NASA-s.
Nga atje, fletët e votimit i transmetohen Qendrës së Kontrollit të Misionit në NASA, e cila ia dorëzon ato në mënyrë elektronike nëpunësve të qarkut përkatës të astronautëve për t’i depozituar.
NASA deklaroi gjithashtu se fletëvotimet e astronautëve janë “të koduara dhe të qasshme vetëm nga astronauti dhe nëpunësi” për të ruajtur integritetin e votës. /E.T