Më 31 dhjetor hapet plotësisht Unaza e Madhe! Bypass i Tiranës “peng” i negociatave me BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 31 dhjetor hapet tërësisht për qarkullim unaza e Madhe e Tiranës, e cila pritet të çlirojë kryeqytetin nga trafiku i rënduar. Po brenda dhjetorit pritet të përfundojë edhe tuneli i Murrizit, ndërsa rruga e Arbrit dorëzohet përfundimisht në mars të vitit të ardhshëm.

Për Bypassin e Tiranës, (Kashar-Vaqarr-Mullet), ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, tha se po negociohet ende me Bashkimin Evropian për financimin me grant dhe kredi, pasi kostoja e projektit është rritur në 240 milionë euro.

“Nga momenti i aplikimit ku çmimet ishin të ulëta dhe deri tek aprovimi i projektit nga BE, çmimet janë rritur dhe për këtë arsye është rishikuar kostoja nga BERZH ku vlera e projektit u rrit me 30%, por kjo ka ndikuar në uljen e grantit. Këtë e kam diskutuar me BE sepse është shumë shqetësuese. Koha e negocimit të projektit është shumë e gjatë dhe na ndikon” tha ministrja në komisionin parlamentar të veprimtarive prodhuese.

Për vitin 2025 kur pritet të nisin punimet për Bypassin e Tiranës  janë siguruar deri më tani vetëm 25 milionë lekë (250 mijë euro) në formë granti, dhe nëse nuk arrihet marrëveshja, kosto do përballohet nga buxheti dhe kredi në banka ndërkombëtare.

Para sezonit veror do të dorëzohet përfundimisht edhe tuneli i Llogarasë, kalimi në të cilin do të jetë me pagesë 5 euro, ndërsa pjesë e buxhetit për vitin 2025 do të jetë ndërtimi i rrugëve lidhëse me tunelin. Rruga pa pagesë për qytetarët do të jetë nga Parku i Llogarasë.

Këtë muaj pritet të firmoset kontrata për segmentin tjetër të korridorit Blu, Thumanë-Lekaj, dhe brenda vitit do shpallet gara për Milot-Balldren. Edhe gara për portin e ri tregtar në Porto Romano do të rihapet përsëri.

Lexo edhe :  VIDEO / Vëllai e strehon, motra i rrëmben pronën

Në total Buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës për vitin 2025 arrin në 74 miliardë lekë ose 740 mln euro ku ‘pjesën e luanit’ e marrin rrugët rreth 334 milionë euro./e.t

Të fundit

Festat, Shqipëria tërheq të huajt: Shumë prenotime nga italianët dhe bullgarët

Këtë fundvit, Shqipëria është shndërruar në destinacionin e preferuar të italianëve dhe bullgarëve për të festuar Vitin e Ri. “Ka...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, rrugët kthehen në lumenj

Stuhia e fortë ‘Elena’ bëri kërdinë në rrjetin rrugor të Atikës në ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor. Reshjet e rrëmbyeshme në zonën më të gjerë...

Sa kilogramë shtojmë gjatë festave të fundvitit?

Periudha e festave është kritike për ata që i druhen mbipeshës. Gjasat që njeriu ta teprojë me ushqimin gjatë ditëve të festave janë shumë...

7 këshilla për të rritur motivimin në 2025-ën!

Në 2025-ën kujdesuni që planet tuaja të jenë të qëndrueshme. Më poshtë gjeni disa këshilla që do t'ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja! 1.Dëshira për...

Avokati paralajmëron padi të re ndaj Berishës: Falsifikoi datën e lindjes

Një tjetër kallëzim penal për ish-kryeministrin Sali Berisha pritet të përfundojë në SPAK. Është avokati Idajet Beqiri, i cili paralajmëron se do ka ‘kopsitur’...

Lajme të tjera

Web TV