Si do të ndikojë fitorja e Trump në Ballkanin Perëndimor? Flet eksperti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Emilio Çika ka deklaruar se fokusi i Donald Trump pas fitores së zgjedhjeve në SHBA, do të jetë një vazhdimësi e presidencës se parë.

Ai ka thënë se zgjedhja e Trump do të ketë ndikim dhe në rajon. Sipas Çikës, mbështetja e SHBA për Ballkanin Perëndimor do të vijojë, që vendet të luftojnë korrupsionin dhe për rrugën drejt integrimit europian.

“Mendoset që fokusi i Trump do të jetë një vazhdimësi e presidencës së parë. Thuhet se pozicioni i SHBA në politikat globale do të sjellë një tërheqje dhe një zgjidhje të konfliktit në Ukrainë dhe atij në Lindjen e Mesme. Lidhur me rajonin, ka pasur dy këndvështrime të ndryshme për presidentin aktual si për Ballkanin dhe për Ballkanin Perëndimor. Lufta e vazhdueshme kundër korrupsionit, pra mbështetja që do të japin SHBA për vendet e rajonit për të luftuar korrupsionin dhe e dyta, mbështetja e vazhdueshme për integrimin europian. Duhet pasur parasysh që edhe pse jemi një rajon i vogël, kemi mbështetjen e SHBA dhe do ta vazhdojmë ta kemi. Nëse politikat që do të ndërrmarrim do të jenë perforcimi i SHBA brenda kufijve sigurisht do të ketë ndryshime. SHBA do vazhdojnë të jenë prezente, nuk besoj se do të ketë tërheqje”.

Sa i përket dy konflikteve në botë, eksperti theksoi që Trump ka qene mbështetës kryesor i Izraelit dhe do të mbajë të njëjtën linjë, ndërsa për luftën në Ukrainë pritet për t’u parë qendrimi që mund të mbajë.

“Situata është e ndryshme, pasi janë dy konflikte që janë të hapura, por janë me natyrë të ndryshme. Lidhur me konfliktin në Ukrainë, lidhet me mënyrën se si SHBA kanë dhënë ndihmën. Rrjedhimisht nëse do të ndryshojë qendrimi i SHBA ndaj luftës në Ukrainë, pritet të ndryshojë dhe qendrimi i aleatëve të tjera. Kjo ka një interes për tu parë në periudhën pas vitit të ri, pasi presidenti Trump të marri detyrën. Kurse detyra e konfliktit në Lindjen e Mesme është e ndryshme. Presidenti Trump ka qene një mbështetës kryesor i Izraelit. Madje, ka deklaruar se do të jetë në mbështetje të plotë dhe do të mbështes çdo veprim që do të e quaj të logjikshëm në rajon”./e.t

Të fundit

Festat, Shqipëria tërheq të huajt: Shumë prenotime nga italianët dhe bullgarët

Këtë fundvit, Shqipëria është shndërruar në destinacionin e preferuar të italianëve dhe bullgarëve për të festuar Vitin e Ri. “Ka...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, rrugët kthehen në lumenj

Stuhia e fortë ‘Elena’ bëri kërdinë në rrjetin rrugor të Atikës në ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor. Reshjet e rrëmbyeshme në zonën më të gjerë...

Sa kilogramë shtojmë gjatë festave të fundvitit?

Periudha e festave është kritike për ata që i druhen mbipeshës. Gjasat që njeriu ta teprojë me ushqimin gjatë ditëve të festave janë shumë...

7 këshilla për të rritur motivimin në 2025-ën!

Në 2025-ën kujdesuni që planet tuaja të jenë të qëndrueshme. Më poshtë gjeni disa këshilla që do t'ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja! 1.Dëshira për...

Avokati paralajmëron padi të re ndaj Berishës: Falsifikoi datën e lindjes

Një tjetër kallëzim penal për ish-kryeministrin Sali Berisha pritet të përfundojë në SPAK. Është avokati Idajet Beqiri, i cili paralajmëron se do ka ‘kopsitur’...

Lajme të tjera

Web TV