Zhvendoset në Kuvend debati për komisionin hetimor të shëndetësisë.
Deputetët e PD-së kërkojnë zgjatjen e afatit të komisionit hetimor. Ndërkohë Bardhi kërkoi dhe të merren masa për atë që e quajnë kërcënim nga Ilir Beqaj.
Merrni masa që një kriminel në burg i ka bërë deputetëve në ambientet e kuvendit.Lejoni funksionimin normal të komisionit hetimor.
Kush është kriminel e përcakton prokuroria e Gjykata. Në kuvend vjen si dëshmitar dhe duhet ti jepet mundësia.
Lidhur me opozitën dhe PD-në nuk ka asnjë deputet të përjashtuar dhe të gjithë mund të jenë në sallë.
Në hyrje të Kuvendit nuk janë të pranishme masat e marra në seancat e mëparshme nga Garda e Republikës. S.B