Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Kriza e pensioneve/ Ponari ofron zgjidhjen: Kombinimi i shtetërorit me atë privat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kohët e fundit po diskutohet shumë mbi pensionet dhe krizën që po kalon skema e pensioneve në Shqipëri.

Pensioni shtetëror, për shkak të disa faktirëve, nuk ofron të ardhura të mjaftueshme për përballimin e kostove të jetesës. Ndaj shumë ekspertë, përfshirë këtu edhe Bankën e Shqipërinë, po flasin për skema suplementare.

Për këtë temë ka folur edhe CEO i “SIGAL UNIQA”, Z.Avni Ponari.

I ftuar në emisionin “Pro Business” në Klan Plus, ai dha edhe një opsion si mund të zgjidhet kjo krizë: kombinimi i pensionit shtetëror me atë që merr në privat.

Sipas tij, kjo bën që shuma e përfitimit të jetë e kënaqshme për pensionistët dhe ti përgjigjet kostove të jetesës.

AVNI PONARI: Shumë ndërmarrje dhe shumë individë, po afrohen me shumë shpejtësi dhe po krijojnë vlerat e tyre për pensionin dhe kjo është një garanci shumë e mirë sepse në qoftëse në shtet ti ke një pension 20 mijë lekë të reja dhe do marrësh 400 apo 500 në privat, pra pensioni yt shkon 700 mijë lekë(të vjetra) në total i gjithi së bashku. Kështu që krijimi i kësaj incentive dhe krijimi këtij sistemi të tillë e bën të mundur që ti të marrësh një vlerë të caktuar. Shqipëria është nga të paktat vende që nuk e ka kolonën e dytë të investimeve. Që do të thotë, shteti përveç Sigurimeve Shoqërore që është 27% që paguhen nga paga, atëherë kjo 27 ndahet në 25 përshembull do ti çosh tek Sigurimet Shoqërore dhe 2% janë të detyrueshme ti çosh te një skemë e pensioneve private. Pra, ky është një stimulim shumë i madh, një mbështetje e madhe dhe një lehtësim i barrës së sistemit të Sigurimeve Shoqërore.

Z.Ponari dha edhe një shembull se si mund të përfshihet pensioni privat me detyrim duke e ndarë në dy pjesë.

AVNI PONARI: Skema aktuale ka mangësi. Dhe nga ajo që kam dëgjuar thuhet se nuk funksionon se në Shqipëri janë 700 mijë pensionistë që marrin pensionin dhe janë 700 mijë të punësuar. Pra raporti është 1 me 1. Atëherë duke qënë ky raport, në të gjithë botën është 1 me 2, me 3 me 4, pra 4 punojnë dhe 1 merr pension. Ne nuk kemi këtë skemë. Kjo skemë duhet të ishte vendosur 20 vite përpara ose 30 vite përpara. Kjo skemë e cila ndante sigurimin e detyrueshëm në dy pjesë, tek sigurimet vullnetare 2%,1%, 1.5%, pastaj qytetarët këtë 2% mund ta plotësojnë edhe me para të tjera për të marrë një pension më të lartë. Ka një gjë që Instituti i Sigurimeve Shoqërore do që të jetë pesha e madhe, që të gjitha fondet të shkojnë tek ai, por dashamirësia e Institutit, e Ministrisë së Financave, e Qeverisë me ligj e përcaktojnë qartë dhe e bëjnë. Pra Maqedonia e Veriut është me këtë skemë, Mali i Zi është me këtë skemë, Bosnja dhe vendet e Rajonit pothuajse të gjitha janë me këtë skemë. Edhe vendet e tjera përreth nesh janë me këtë skemë, pasi këto janë më efiçente dhe krijojnë mundësi të çdo njeriu të kenë një pension normal dhe kushte të mira jetese. Në Gjermani përshembull njerëzit investojnë në 2-3 fonde”.

Lexo edhe :  Siguria ushqimore në Shqipëri prioritet vetëm në letra

Pjesë e emisionit ishin edhe dy qyteyarë, të cilët po marrin aktualisht frytet e investimit në pensionin privat.

Merita dhe Shkëlqimi, të cilët sot kanë dalë në pension, shprehen të kënaqur me atë çfarë marrin nga fondi  “SIGAL UNIQA Invest”.

“Unë jam njohur me fondin e pensionit privat Sigal, që në vitet 2016-2017 dhe më pëlqeu si mënyrë për të siguaruar diçka më shumë për pensionin tim në vitet që do të vinin më vonë, të cilat vijnë aq shpejt. Në vitin 2018 me mbështetjen e institucionit ku unë punoja u bëra anëtare e fondit të pensionit privat. Gjë që mendoj se duhet ta kisha nisur shumë më herët se sa në atë vit. Edhe lexova shumë për këtë pjesë. U lidha me specialistë të Sigal që punonin në këtë fushë, të cilët më sqaruan dhe më bindën që ishte diçka shumë e leverdisshme dhe e domosdoshme për njerëzit, sidomos kur vjen koha e pensionit”, shprehet për emisionin “Pro Business” Merita Pulla – Pensioniste, Ish-Ekonomiste.

Edhe Shkëlqim Arizi flet për ndihmën që i jep pensioni privat për të përballuar kostot e jetesës.

“Pensionet që akordohen nga shteti mbi bazën e kontributeve të Sigurimeve Shoqërore, janë të pamjaftueshme të jemi të sinqertë në atë që flasim. Janë të pamjaftueshme për të përballuar kostot e moshës, problematikën e moshës, aq më shumë pastaj për të shijuar ndonjë kënaqësi që ka dhe mosha. Nëpërmjet shokëvë të mi që jetojnë jashtë vendit, konkretisht në Greqi, më treguan skemën e pensionit privat atje dhe kjo më bindi mua që të bëhem klient i fondit të pensionit privat. U bëra klient i fondit Sigal të pensionit, për procedura ishte shumë e thjeshtë, me këto dokumentat si Kartë ID, veprimet u bënë aty në zyrë. Pastaj bëra investimin e parë në Bankë, të parave dmth që i mendoja, më pas bëja derdhjet në Bankë në mënyrë periodike sipas mundësive të mia. Kam qënë goxha aktiv gjithë ato vite që kam derdhur kontributet.”

Në çdo rast shumat e patërhequra për arsye të ndryshme janë pronë e trashëgimtarëve ligjorë.

“Që në momentin që u njohëm me fondin, një nga pikat ishte që ne mund tua trashëgonim pensionin fëmijëvë tanë në çdo rast. Dhe që në kontratën e parë që kam bërë me kompaninë Sigal kam vënë emrin e vajzës time, që për çdo gjë ta trashëgonte ajo që kur të vinte koha që nuk do ta merrja më dot unë“, thotë Merita Pulla.

Të menduarit për pensionin nuk është një çështje që duhet të shtyhet për më vonë. Çdo shumë, sado e vogël, e investuar herët në një fond pensioni privat, mund të bëjë një ndryshim të madh në të ardhmen.

Kjo ju jep paqe mendore dhe mundësinë për të shijuar vitet e arta pa shqetësime financiare.

Mos e shtyni këtë vendim të rëndësishëm. Filloni të mendoni për pensionin tuaj privat që sot dhe sigurohuni që të keni një të ardhme financiare të qëndrueshme dhe të sigurt.

Mendoni që sot për të ardhmen tuaj financiare

Konsultohuni me ekspertët e “SIGAL UNIQA Invest” duke shkruar tani në:

E-mail: info@fondisigal.com.al

Ose duke telefonuar në: +35544511666

Të fundit

Dhuna në shkolla, Rama propozon mbylljen e Tik Tok dhe Snapchat

Kryeministri Edi Rama ka hedhur idenë për të mbyllur apo kufizuar dy aplokacionet që po promovojnë dhunë psikologjike dhe...

Horoskopi 21 nëntor 2024, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj

Dashi Një ditë e favorshme për të vënë në jetë projektet e reja. Energjia juaj është e lartë dhe do të arrini të arrini qëllimet...

Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio shfaqen së bashku, puthja e tyre 27 vjet pas “Titanic”

Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet u takuan sërish dhe 27 vite pas publikimit të filmit legjendar “Titanic”, ata shkëmbyen një tjetër puthje para fansave...

LISTA/ Cilat shtete kanë ndaluar TikTok dhe pse?

Shumë vende janë të shqetësuara për sigurinë e TikTok dhe lidhjet e platformës me Kinën zyrtare. Përveç problemeve politike aplikacioni tashmë është e konfirmuar...

Lajme të tjera

Web TV