Dhuna në shkolla, Rama propozon mbylljen e Tik Tok dhe Snapchat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka hedhur idenë për të mbyllur apo kufizuar dy aplokacionet që po promovojnë dhunë psikologjike dhe fizike tek njerezit, sidomos tek të rinjtë, Tik Tok dhe SnapChat.

Kjo nismë është hedhur si ide pas vrasjes së 14-vjeçarit nxënës i shkollës Fan Noli në Tiranë, nga një tjetër bashkëmoshatar.

Shqipëria është ekspozuar shumë ndaj dhunës verbale dhe fizike dhe kjo po vjen se pasojë e përdorimit të Tik Tok-ut nga grupmoshat e ndryshme për të pasur vëmendje tek përdoreuesit e tjerë të Tik Tok dhe SnapChat. Promovimi i dhunës eu pa edhe në ngjarjen e fundit ku 14-vjeçari M.C u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij. Ky i fundit, më herët kishte publikuar edhe një video ku shihet me një thikë ushtarake.

Qeveria e vënë përpara një alarmi të përdorimit të këture rrjeteve sociale të cilat po përçojnë bullizëm dhe dhunë fizike deri në vrasje kërkon bashkëpunimin me qytetarët për të hequr TikTok-un dhe SnapChat nga përdorimi. Dy ditë pas ngjarjes, kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria po mendon të ndalojë përdorimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it.

“I madh e i vogël është tronditur nga vrasja makabre me thikë e një 14-vjeçari nga një adoleshent tjetër. Rrjetet sociale, posaçërisht TikTok-u apo Snapchat-i, thithin përditë në labirintet e tyre fëmijët që në moshë të vogël.

Autoriteti i prindërve dhe mësuesve dhe të gjitha përpjekjet tona në familje dhe shkollë për edukimin e fëmijëve sfidohen nga bota paralele e këtyre rrjeteve ku nuk ka asnjë filtër, asnjë mbrojtje, dhe edukimi e shëndeti mendor i të vegjëlve vihen në pikëpyetje.

Të gjithë biem dakord si prindër apo si qytetarë që garantimi i sigurisë së fëmijëve është përparësia jonë. Por, nuk janë kaq të thjeshta përgjigjet, shumë shtete po mundohen të vendosin filtra mbrojtës, por pa asnjë rezultat domethënës”, tha Rama. Kryeministri tha se qeveria prej kohësh ka bërë një hulumtim, ndaj dy ditë pas ngjarjes e pa të arsyeshëm për ta publikuar lajmin e mbylljeve të këtyre rrjeteve sociale që promovojnë dhunë.

Lexo edhe :  Ish-presidenti Moisiu mesazh partive/ Mendoni për Shqipërinë më shumë se për karriget!

“Jemi angazhuar prej kohësh në hulumtimin e kësaj problematike, duke parë vendet e tjera. Vende si Australia po tentojnë ndalimin e aksesit në rrjetet sociale të fëmijëve deri në 16 vjeç, Franca po vendos kusht aprovimin e prindërve për hapjen e llogarive… Përtej debateve, problem mbetet mungesa e një sistemi të zbatimit të tyre.

Tani, dilemma jonë si qeveri është nëse duhet të provojmë edhe ne të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave, ku në fakt nga eksperiencat e të tjerëva mësojme se efektiviteti i tyre është shumë i ulët, apo të ndërmarrim një masë drastike për mbylljen e plotë të TikTok-ut dhe Snapchat-it. Këtë do ta shtrojmë për diskutim për të marrë një vendim për këtë problem kompleks”, shtoi Rama.

Ndalimi i celularëve

Kryeministri tha se duhet të rishikohen edhe sanksionet për ata që shkelin rregullin e ndalimit të celularëve në shkolla. “Kemi ndaluar telefonat në shkolla dhe është koha për të rishikuar sanksionet për shkeljet e rritjen e këtij rregulli.

Rritja e psikologëve ka sjellë rezultate pozitive, të cilat do thellohen më tej në mbikëqyrjen e çdo perimetri ku prindërit do shohin gjithçka ndodh mbi procesin e mësimdhënies dhe problematikat e tyre”.

Të fundit

SPAK zbardh strategjinë e luftës kundër krimit elektoral! Ja plani i masave!

Prokuroria e Posaçme ka zbardhur planin e masave dhe strategjinë për goditjen e krimit elektoral para dhe gjatë zgjedhjeve...

Shtyhet për herë të dytë seanca për Alqi Bllakon, ja kur u caktua seanca e rradhës

Shtyhet seanca për Alqi Bllakon, në lidhje me inceneratorin e Tiranës. Shkak u bë mosplotësimi i trupës gjykuese. Seanca e radhës u caktua më datë...

Bungo kërkon shkrirjen e Këshillit Drejtues të RTSH: Duan të zgjedhin drejtoreshë një…

Gara për zgjedhjen e drejtorit të ri të Radio Televizionit Shqiptar u mbulua nga akuzat për paligjshmëri, pasi Këshilli Drejtues vendosi të hënën me shumicë votash...

Lufta në Gaza, Netanyahu do të takohet me Trump në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të takohet me Presidentin e SHBA Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë javën e ardhshme. Zyra e Netanyahut tha se...

Në qytetin e dashurisë, Dua Lipa shijon momente romantike me partnerin

Në qytetin e dashurisë, Paris, Dua Lipa dhe i fejuari i saj, aktori Callum Turner, shijuan një mbrëmje mjaft romanike. Çifi simpatik u shfaqën duke vallëzuar...

Lajme të tjera

Web TV