Fshehën identitetin/ Rama u premton kthimin e emrit në orgjinë shqiptarëve në Londër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Së shpejti, Qeveria do të ketë një nismë ligjore për regjistrimin në Shqipëri të të gjithë fëmijëve të prindërve që u regjistruan si kosovarë në Angli, pas vitit 1998. Këtë premtim dha kryeministri Edi Rama në takimin me bashkatdhetarët në Londër, teksa foli për vitin e luftës së Kosovës.

Në një takimi në Londër, kryeministri Edi Rama u ndal tek sfidat dhe historitë e emigrantëve shqiptarë që prej viteve të vështira pas luftës së Kosovës, duke shpallur një nismë që synon lehtësimin e procesit të regjistrimit për fëmijët e tyre në Shqipëri dhe kthimin e emrave të origjinës për ata që kanë ndryshuar identitetin kur kanë përfituar dokumentat nga shteti anglez. Në sallën e mbushur plot me shqiptarë, Rama pranoi se shumë bashkatdhetarë, për shkak të rrethanave të vështira të kohës, ishin detyruar të regjistroheshin me emra të ndryshëm në dokumentet britanike. “Disa prej jush ju është dashur të fshehin identitetin, të pranojnë emra që nuk ju përkasin, ndërsa disa ende sot përballen me burokraci të tepërt për të regjistruar fëmijët në Shqipëri. Është një padrejtësi që duhet zgjidhur,” tha Rama.

Nisma për rikthimin e identitetit

Rama, në prag të zgjedhjeve parlamnetare që do të mbahen në muajt e parë të 2025, njoftoi një plan konkret për të adresuar këto vështirësi. Sipas tij, qeveria shqiptare do të propozojë një ndryshim ligjor që do të lejojë regjistrimin e fëmijëve në Shqipëri pa pengesa burokratike, pavarësisht emrit që mbajnë në pasaportat britanike. “Do të bëjmë të mundur që të gjithë ata që dëshirojnë të kthejnë emrat e nënës dhe babait të tyre, identitetin që u përket, të kenë këtë mundësi. Kjo është një çështje e drejtësisë për origjinën dhe për atë që përfaqëson secili prej jush,” deklaroi ai.

Lexo edhe :  Berisha “hipotekon vulën” zyrtarisht nga gjykata

Thirrja për votën

Një tjetër moment kyç i fjalimit ishte thirrja për pjesëmarrje masive të shqiptarëve të diasporës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Rama theksoi rëndësinë e zërit të emigrantëve në procesin vendimmarrës të Shqipërisë. “Ju jeni pjesë e një bote të lirë, por lidhja juaj me Shqipërinë nuk duhet të kufizohet te emocionet. Pranverën e ardhshme dua votën tuaj nga ky gadishull për ta çuar Shqipërinë drejt qëllimeve të saj europiane. Fitorja jonë nuk duhet të jetë thjesht fitorja e një partie, por triumfi i një vizioni për drejtësinë, ekonominë dhe shtetbërjen,” tha Rama. Kryeministri nuk la pa përmendur edhe nevojën për një opozitë të lirë nga pengmarrësit politikë. Ai theksoi se zhvillimi i Shqipërisë kërkon jo vetëm fitore elektorale, por edhe një vizion të qartë për të ardhmen e përbashkët të shqiptarëve, pavarësisht pozicionit të tyre politik. “Nuk jam i pagabueshëm dhe nuk do të jem kurrë, por një gjë është e sigurt: kurrë nuk kam tradhtuar dhe nuk do të tradhtoj ata që më kanë dhënë besimin. Përballja e ardhshme duhet të jetë përfundimtare për shtetbërjen dhe për progresin,” u shpreh ai. Fjalimi i Ramës u prit me duartrokitje të shumta nga të pranishmit, të cilët e përshëndetën si një hap të rëndësishëm për të përmirësuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe diasporës. Angazhimi për rikthimin e identitetit të origjinës dhe mundësia për pjesëmarrje në zgjedhje janë parë si hapa domethënës për forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve kudo që ndodhen.

Të fundit

Koha kur Parashqevia nisej në Korçë për koncert, por përfundonte maleve në zbor

E shkëputur nga Shqipëria dhe publiku që e duartrokiti për vite me radhë, këngëtarja Parashqevi Simaku është rikthyer në vëmendjen e...

Spahiu: Nëse SHBA s’heq Non-Gratën, demokratët do bëhen kundër Trump apo kundër Berishës?

Në 'Frontline Interview' me Marsela Karapançon, juristi Kreshnik Spahiu ngriti pyetjen se çdo ndodh me demokratët dhe militantët nëse Trump dhe SHBA nuk heqin non gratën...

Si prodhohej municioni dikur? Fabrika e re pritet të jetë gati brenda vitit 2027

Fabrika e municionit në Kosovë pritet të ndërtohet dhe të fillojë prodhimin brenda vitit 2027. Kjo konfirmohet nga Ministria e Mbrojtjes të cilët thonë se...

Rama takim me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO, kryeministri nuk kursen batutat

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me stafin ushtarak dhe atë civil shqiptar në zyrat e NATO-s në Bruksel. Teksa vlerësoi kontributin e gjithsecilit,...

“Dush i ftohtë” për qeveritarët skocezë, u ndalohet përdorimi i Whatsapp

Skocia ndërmori vendimin drastik duke ndaluar përdorimin e aplikacioneve të mesazheve virtuale duke përfshirë edhe WhatsApp. Ky kufizim do të jetë për ministrat dhe...

Lajme të tjera

Web TV