Më në fund, PD e do drejtësinë të varur nga SHBA-BE dhe mosbindja civile!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Tani e tutje, PD e do drejtësinë nën komandën e SHBA, pra të presidentit Trump.

Më duhet të kërkoj ndjesë që e citoj Flamur Nokën sikur nuk është budalla, por jam i detyruar sepse e kanë vënë në krye të Partisë Demokratike. Sot, nga sheshi i “Flamurit” në Vlorë, ai rreshtoi tri arsye përse Gjykata liroi Sali Berishën.

E para, sipas tij, ishte fitorja e presidentit Trump në SHBA; e dyta, ishte rezoluta e Partive Popullore Evropiane, që në fakt nuk mbështet lirimin e Berishës; dhe e treta, ishte mosbindja civile.

Kjo nuk ndihmon për të kuptuar pse u lirua Sali Berisha, pasi asnjë prej këtyre arsyeve nuk është e vërtetë, por vlen për të kuptuar si e do drejtësinë Partia Demokratike.

Arsyeja e parë është pozitive. Tani e tutje, PD e do drejtësinë nën komandën e SHBA, pra të presidentit Trump. Kjo është gjë e mirë, pasi në kohën e presidentit Trump është krijuar SPAK dhe është mbushur dosja e Sali Berishës për “non grata”. Madje, në kohën e presidentit Trump, Berisha akuzonte të dërguarin e tij special në Ballkan, Palmer, si dhëndër të Serbisë, edhe pse gruan e tij e ka jo vetëm serbe, por vajzë të një agjenteje të certifikuar të UDB-së, Milica Nikolic.

Pra, tani e tutje nuk duhet të dëgjojmë më që SPAK apo drejtësinë e komandon Sorosi, pasi sipas Flamur Nokës (më falni për emrin), tani e tutje e komandon Trumpi. Madje, në këtë vijë logjike ishte dhe vajza e Sali Berishës, që në fakt nuk duket se ka më shumë mendim se Flamur Noka.

Kështu që, duhet të pranojnë çdo vendim që vjen tani e tutje nga drejtësia e kontrolluar nga SHBA, sipas tyre. Ky është lajm pozitiv.

Lexo edhe :  Lufta Izrael-Iran/ Kur e shkuara shpërthen në të tashmen

Arsyeja e dytë, që në fakt nuk është e vërtetë, por e marrim si të tillë, është që drejtësia jonë tani e tutje duhet të lexojë rezolutat e partive politike evropiane, pjesë e BE. Edhe pse është paksa qesharake, jemi dakord që PD të adaptojë këtë praktikë. Pra, të jetë dakord me çdo vendim të Bashkimit Evropian apo Partive Popullore Evropiane rreth Berishës dhe përballjes së tij me drejtësinë.

Për t’i përmbledhur, tani e tutje drejtësia duhet të jetë në varësi të SHBA dhe BE. Për Britaninë e Madhe s’po flasim, pasi aty edhe Flamur Noka, dhe Berisha janë “non grata”, si politikanë të lidhur me krimin.

E treta, sipas Nokës (më falni për emrin), drejtësia duhet t’i bindet edhe protestave të PD. Kjo është pak e tepërt, sepse bie ndesh me dy arsyet e para, të cilat janë kundër presionit ndaj drejtësisë; por nëse PD mendon se me protesta mund t’i lirojë të arrestuarit nga drejtësia, le ta provojë.

Në fakt, për PD do të ishte një mijë herë më mirë të thoshin që drejtësia e liroi sepse ai nuk ka faj, dhe kjo mund t’i vinte në pozitë të vështirë kundërshtarët e tij. Por me sa duket ata e dinë që ka faj dhe që do të përfundojë në burg, dhe shpresojnë që tani e tutje fatin e Berishës ta lidhin me ardhjen e Trumpit, Bashkimin Evropian dhe mosbindjen civile.

Rruga e mbarë u qoftë e me krahë të lehta kur të hyjë në qeli, meqë e keni siguruar tani e tutje se kush ju mbron./    S,M

Të fundit

Irani: Sulmi sot ishte mesazh i qartë për SHBA!

Me sulmin ndaj bazës amerikane në Katar, “mesazhi i forcave të armatosura iraniane për Shtëpinë e Bardhë dhe aleatët...

Vuçiç: Kemi ushtri të pakrahasueshme, nuk na sulmojnë dot më

Zhvillimet në botë kanë alarmuar Aleksander Vuçiç, i cili prej ditësh ka në fokus të daljeve publike vetëm fuqizimin e ushtrisë dhe armatimet. Pasi...

Rinumërimi i votave, në kuti nuk gjendet djalli!

Nga Sebi Alla Ndërsa janë rinumëruar rreth 40 për qind të votave të qarkut Tiranë, rezultatet nuk ndryshojnë, as në mandate, por as edhe në...

Iran-Izrael, a ka rrezik rrezatimi në Shqipëri?

Pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe sulmeve ndaj objekteve të ndjeshme në Iran, qytetarët kanë ngritur shqetësime për rrezikun e mundshëm nga rrezatimi....

Shpërdorim në tendera, GJKKO dënon 3 zyrtarë të Bashkisë Kurbinit

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar 3 zyrtarë të Bashkisë së Kurbinit për shkelje tenderash dhe falsifikim dokumentesh. Në...

Lajme të tjera

Web TV