Horoskopi ditor, 29 Nëntor 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dashi

Parashikohet një ditë, gjatë së cilës duhet të bëni qartësi lidhur me ndjenjat tuaja. Do ju duhet të menaxhoni një situatë nervozizmi dhe mundimi. Nëse keni përkrah dikë, përfitoni dhe kaloni më shumë kohë bashkë. Shtyjini për më vonë problemet që mund të presin.

Demi

Horoskopi i kësaj të premte sugjeron që ta shfrytëzoni më mirë këtë ditë, për të planifikuar diçka të bukur për fundjavën. Në dashuri është e rëndësishme që të bëni zgjedhje të arsyetuara mirë. Bëni mirë të rrini me këmbët në tokë.

Binjakët

Do të keni mundësi të shumta për të riparuar disa shkëputje në raportin në çift. Fundjava duhet shfrytëzuar për të rikuperuar energjitë psikofizike. Angazhimi maksimal në punë, nuk ju ka lënë kohë për dashurinë. Bëni mirë që të rishikoni prioritetet tuaja.

Gaforrja

Do të jetë një ditë aspak e favorshme për të lindurit e kësaj shenje. Qëndroni sa më larg provokimeve pasi mund të humbni toruan. Në dashuri, duhet të jeni më shumë të përkushtuar.

Luani

Parashikohet një fundjavë e mbushur me mundësi. Shfaqja e ndjenjave ndaj personit që keni pranë do ju bëj të ndiheni mirë. Në dashuri, duhet të tregoni kujdes me personat e komplikuar. Ndërsa nëse jeni në një histori të qëndrueshme, mund të vijoni qetësisht.

Virgjëresha

Për të lindurit e kësaj shenje parashikohet një e premte plotë me të reja. Saturni do të jetë në anën tuaj. Mos iu shmangni ndryshimeve vetëm prej frikës, pasi rrezikoni që të humbni emocione të bukura. Nëse jeni vetëm, kjo ditë parashikon mundësi të shumta për njohje të reja.

Peshorja

Hëna do të ketë ndikim mjaft të favorshëm për të lindurit e kësaj shenje. Gjatë fundjavës mund të përballeni me disa situata në pritje. Sa i takon ndjenjave, do të ndjeni nevojën për të riparë situatën tuaj dhe dyjëzimin mes punës.

Lexo edhe :  Ja cilat fruta të thata duhet të konsumoni, nëqoftëse keni mungesë hekuri

Akrepi

Do të jeni gjithë ide të reja për të ardhmen, të cilat do nisni që ti vini në jetë qysh gjatë fundjavës. Nëse ka persona apo situata që ju shqetësojnë, ky është momenti për qartësim. Mërzia mbetet armikja për të lindurit e kësaj shenje.

Shigjetari

Gjatë kësaj fundjave duhet të shkëputeni nga çdo ngarkesë. Do të jeni të mbushur me konfuzion dhe nervozizëm si pasojë e zhvillimeve të ditëve të fundit, shkruan noa.al. Do të përballeni me disa vështirësi ekonomike, ndaj mbani nën kontroll shpenzimet.

Bricjapi

Në sferën profesionale do të keni konfrontime. Të bërit e çdo gjëje vetëm është rruga që të mëson se asgjë nuk është e pamundur. Venusi do ju ofrojë mundësi të shumta sa i takon sferës së ndjenjave. Bëni kujdes ndaj personave të shenjës së dashit, gaforres dhe shigjetarit, pasi mund të keni probleme.

Ujori

Gjatë kësaj dite duhet t’iu përkushtoheni më shumë çështjeve familjare. Duhet të rrini sa më larg një tensioni të akumuluar në punë. Lodhja mund t’iu pengojë të bëni gjithë çfarë dëshironi.

Peshqit

Për të lindurit e kësaj shenje parashikohet një fundjavë e frytshme. Ankthi dhe tensioni i akumuluar gjatë ditëve të fundit do të zhduket dhe ju do e gjeni veten më të fuqishëm. Do të kaloni çdo pengesë, pavarësisht se do tentojnë që t’iu vendosin shkopinj nën rrota. Nëse në punë keni një projekt me rëndësi, mundohuni ta shtyni për pak më vonë./K.B

Të fundit

Ja se cila është kënga më e dëgjuar për këtë vit në aplikacionin TikTok

Kënga “Forever Young” e grupit gjerman Alphaville, nga viti 1984, ka arritur suksesin më të madh në TikTok gjatë...

Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, gruaja shtrohet në spitalin psikiatrik

Ka dalë sot para Gjykatës së Sarandës 48-vjecarja Elvira Tahiraj, e cila në orët e para të mëngjesit të së martës vrau bashkëshortin e...

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë!

Pas 5 orësh kryebashkiaku u Tiranës Erion Veliaj doli nga ambjentet e Prokurorisë së Posaçme ku ishte thirrur prej prokurorit Olsi Dado për një hetim pasruro...

Fluks në pikën kufitare të Kapshticës, 5 ditët e fundit mbi 42 mijë hyrje-dalje

Gjatë këtyre ditëve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ka pasur fluks të madh të shtetasve shqiptarë që kthehen në vendlindjen e tyre...

VIDEO/ “Ça do më bësh”, përplasje e fortë mes Lart Vasilit dhe G-Banit: I pafe…

Nxehën gjakrat në shtëpinë e Big Brother Albania4. Ditën e sotme ka Papur një përplasje të fortë mes mes këngëtarit G-Bani dhe aktorit Laert...

Lajme të tjera

Web TV