Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë apel ndaj drejtuesve të mjeteve që të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë.
Lidhur me situatën e shkaktuar nga moti i keq në vend, ARRSH shkruan në një postim në rrjetet sociale se reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin duke sjellë rënie gurësh e inertesh të cilat janë pastruar menjëherë pa sjellë probleme në qarkullim.
ARRSH shton se në akset Ura e Zapodit-Shishtavec, në Bogë-Theth dhe në Tamarë-Vermosh ka pasur reshje dëbore, por grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren dhe kanë bërë pastrimin e rrugës.
POSTIMI:
Reshje shiu me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin duke sjellë rënie gurësh e inertesh të cilat janë pastruar menjëherë pa sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve:
Në Ura e Zapodit-Shishtavec, në Bogë-Theth dhe në Tamarë-Vermosh ka pasur reshje dëbore,
Grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren dhe kanë bërë pastrimin e rrugës,
Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë./ S,M