Mitsotakis kushtëzon mbështetjen e Shqipërisë, drejt BE-së: Nëse do të ecë përpara…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Greqia ka kushte në këmbim të mbështetjes së Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë një interviste për mediat greke, foli për marrëdhëniet me Shqipërinë duke theksuar rëndësinë e respektimit të pakicave greke dhe zgjidhjen e çështjes së pronave të tyre në jug të vendit.

“Shqipëria ka nisur rrugën e gjatë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian në një moment të caktuar. Dhe duhet t’ju them se Greqia ka çdo arsye ta mbështesë Shqipërinë në këtë përpjekje, me një kusht themelor, që të respektojë plotësisht të drejtat e pakicës kombëtare greke. Kemi çështje pronësie, çështje që kanë të bëjnë me vetëpërcaktimin dhe regjistrimin, dhe duhet t’ju them që Shqipëria tani është angazhuar për zgjidhjen e këtyre çështjeve”, deklaroi Mitsotakis.

Sipas kreut të qeverise greke, shteti helen ka në dorë ecurinë e Shqipërisë drejt BE-së.
“Greqia ka sot një forcë të fortë negociuese. Nëse Shqipëria do të dëshirojë të ecë përpara, që unë besoj se do të dëshirojë të ecë përpara, atëherë ajo duhet ta zgjidhë në mënyrë përfundimtare çështjen që ka të bëjë me pakicën. Në thelb, progresi i Shqipërisë drejt Evropës përcaktohet në masë të madhe nga vendi ynë”, tha kryeministri grek.

Arrestimi i Fredi Belerit në prag të zgjedhjeve lokale acaroi tej mase marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqise. Palët kaluan në akuza të forta, të cilat shkuan deri në kërcënime nga pala greke, se do të vendoste veton për mospranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian./E.T

Të fundit

Politika nuk i njeh më shqiptarët

Ben Andoni Kur dëgjon ligjërimin e fundit të z. Berisha për rishikimin e Reformës në Drejtësi, ngritjet e pensioneve dhe...

Abone falas/ Si të aplikojnë pensionistët për ta përfituar, çdo fund muaji duhet të…

Nga shkolla “Besnik Sykja”, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj rikujtoi sërish pensionistët e qytetit, që të paraqiten pranë njësisë së tyre administrative...

“Berisha s’ka njerëz luftarakë”/ Elezi: SHBA-të duan ta çojnë vendin drejt institucioneve

Në një intervistë në “Real Story” në ABC News, Ibsen Elezi, foli për situatën politike në vend, ndërsa deklaroi se është krijuar një sistem...

Amerika teston të ardhmen e PD?/ Leka: Rama e ka të sigurt mandatin e katërt

Takimi i të dërguarës me punë të SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn me disa deputetë të Partisë Demokratike, dëshmon se SHBA i kanë mbyllur...

Rreth 1 muaj nga vrasja e Martin Canit/ Gazetarja: Nuk mendoj se ka një autor të dytë!

Rreth 1 muaj më parë 14-vjeçari Martin Cani u vra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, ndërsa i plagosur mbeti Luis Meçja, shoku...

Lajme të tjera

Web TV