Sot ndizen dritat e festave në Tiranë, Veliaj takon artistët që do të këndojnë në koncert

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka pritur në takim artistët të cilët do të performojnë në koncertin festiv të ndezjes së dritave në kryeqytet, që do të nisë në orën 18:00 të mbrëmjes së sotme. Gjatë fjalës së tij, Veliaj u shpreh se gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit do të vijojnë festimet në Tiranë në kuadër të Natës së Bardhë.

“Jemi këtu me çunat e gocat më të paparë të qytetit, artistët më magjikë të Tiranës sonë, me të cilët në orën 18.00, sot pasdite do të hapim dritat e pemës së Vitit të Ri, për gjithë gëzimin që sjell kjo stinë festash. Ndërkohë gjatë gjithë natës, do kemi një Natë të Bardhë, ku do të fillojmë me hapjen e dritave, do të vazhdojmë deri në të gdhirë”, u shpreh kryebashkiaku.

E pranishme në takimin me kryebashkiakun ishte edhe artistja e njohur Manjola Nallbani e cila theksoi se sot Tirana është e të gjithëve. Ajo u shpreh se është shumë e lumtur që sot kryeqyteti gëlon nga turistët e shumtë që zgjedhin ta vizitojnë edhe në prag të festave.

“Sonte në shesh do festojmë, do festojmë me muzikë të bukur, me artistë të mrekullueshëm, do festojmë me publikun i cili nuk është vetëm tirons, por me siguri nga të gjithë rrethet e Shqipërisë, sepse Tirana është e të gjithëve, por natyrisht, unë sa herë edhe vij me avion, shoh që avionët janë plot me turistë, duke ardhur në Tiranë! Jam shumë e lumtur, sepse Tirana është qyteti i babait tim, qyteti i shumë brezave të familjes sime. E dua me gjithë shpirt dhe ju ftoj të vini e të kënaqemi. Është shumë e rëndësishme të kemi sa më shumë arsye për të festuar e gëzuar me njeri-tjetrin! Gëzuar festat”, deklaroi Nallbani./K.B

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV