Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku i është përgjigjur flakë për flakë opozitës në lidhje me akuzat për buxhetin për pensionistët.
Balluku u shpreh se ndryshe nga opozita qëkur ishte në pozitë shiste hotelet për tu dhënë gjysmën e gjelit pensionistëve, qeveria ka siguruar një fond prej 100 milionë euro për bonusin për pensionistët.
“Me të vërtetë shpreh keqardhjen tim si përdoret parlamenti dhe një target grup që ka shërbyer dhe përdoret për narrativë politike. Nuk keni dyfishuar asgjë.
Ne bëmë gjithçka për të vendosur një fond mbi 100 milionë euro për të mbuluar bonusin. A e mbani mend si e jepnit bonusin me gjel. Shitët hotel Dajtin për gjelin e detit.
Ju jeni ata që shisnit hotele për të paguar bonusin”, tha Balluku./ S,M