U akuzua se bashkëpunonte me Suel Çelën, Artan Hoxha: E dija që do arrestohesha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artan Hoxha ka folur në lidhje me masën “detyrim paraqitje” që iu dha nga SPAK, pasi akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale të Suel Çelës.

Artan Hoxha është shprehur se e dinte tre ditë para se të ekzekutohej ky vendim. Gazetari ka treguar se e kanë njoftuar dhe i kanë thënë se do ta arrestonin.

Ai madje këtë e ka quajtur një sulm, pasi ka goditur lart dhe se ka shumë armiq. Po ashtu Hoxha u shpreh se nuk është marrë në pyetje asnjëherë nga SPAK, dhe se hera e fundit që ka qenë në Prokurorinë e Posaçme ka qenë më 3 tetor, ku ka dorëzuar kasetën e 21 Janarit dhe ka dhënë dëshmi për 4 orë.

“Nuk jam pyetur asnjëherë nga SPAK. Komunikimi im i fundit është bërë me datë 3 tetor të këtij viti dhe kam qenë në SPAK për të dorëzuar kasetën e 21 Janarit, ku u mora në pyetje për 4 orë.

Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2025/ Ferdinand Xhaferraj: Pa objektiva të qarta, jemi në kushte dramatike të situates së krimit

Erion Veliaj më ka paralajmëruar që në emisionin e datës 14 dhjetor 2023. Ka qenë i ftuar në një TV tjetër, ka thënë “gazetarë që njihen si me lidhje me krimin dhe që dalin në bisedat e SKY ECC”. Kam qenë këtu në emision dhe i kam kthyer përgjigje. Ishin mesazhe që po dilnin dalëngadalë. E kam thënë disa herë që po presin të më arrestojnë. Populli thotë, po gjuajte lart, lart të vjën goditja.

Pse nuk është vepruar deri në 3 tetor që isha në SPAK? Unë jam thirrur për kasetën e 21 janarit. Po të mos e dorëzoja do të shtyhej. Kam dhënë katër orë dëshmi dhe kam thënë kush duhet pyetur për 21 janarin.

Lexo edhe :  Po sikur t’ju themi se i keni varur dritat e pemës gabim gjatë gjithë kësaj kohe?!

Këto ditë kam dëgjuar, kaq shumë shfrenim fantazie, madje të disa që hiqen si baballarë të gazetarisë, që prezumojnë pafajësinë, këto nuk janë as prova, janë dyshime, unë nuk jam i pandehur por person nën hetim. Këto u trajuan si prova të mirëfillta dhe unë jam bos i krimit të organizuar.

U nxorrën qëllimisht për të dëshmuar se çfarë kisha bërë, sikur kam bërë komplot kundër kryeministrit të vendit.

Pra, u krijua ideja që unë isha një nga njerëzit kryesorë të organizatës, unë kam folur dhe të flas me të gjithë njerëzit e botës së krimit për të marrë informacion që më cojnë te politikanë më të rëndësishëm të këtij vendi. Unë nuk jam as për tender, as për korrupsion, as kam vilanë Rolling Hills, unë punoj se Fresku.

Mua më kanë lajmëruar dhe prandaj e dinte zoti Veliaj, hetimi ka një vit e gjysmë. Kjo organizatë ka shumë cështje atje. Suel Cela është që me plumbin e artë.

Ervis Martinaj që nuk jeton më dhe Suel Cela, që aty fillon kjo histori”, tha Hoxha/    S,M

Të fundit

‘Mamaja më dha 2 dhoma kur ngela shtatzënë’/ Kryemadhi: Unë dhe Iliri ishim…

Pas vendimit të Apelit të GJKKO për sekuestron e vilës së saj dhe mamasë, Fatime kryemadhi, Monika Kryemadhi, në...

Gazetari Roland Qafoku promovon librin “100 personalitetet më të spikatura të Skraparit”

Dy ditë më parë gazetari Roland Qafoku promovoi në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit librin e tij "100 personalitetet më të spikatura...

Trondit me rrëfimin e saj Parashqevi Simaku: Nuk kam fjetur në krevat prej 10 vjetësh!

Dhjetë vjet rresht pa fjetur në krevat, por jashtë, në mjedise të sajuara. Kjo është historia e dhimbshme e yllit të këngës shqiptare, Parashqevi...

Shifrat/ Turizmi rrit shitjet e tregtisë me pakicë

Turizmi është transformuar në një motor të rëndësishëm për ekonominë shqiptare duke vënë në lëvizje pothuajse të gjithë sektorët. Të dhënat e Instat tregojnë se...

Gjykata i hoqi sekuestron e vilës së mamasë/ Kryemadhi: Do shkoj deri në Strasburg

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dhënë një deklaratë për mediat pasi doli nga Gjykata. Gjykata vendosi që banesa e Kryemadhit do të...

Lajme të tjera

Web TV