Replika e ministrit Taulant Balla për pr/ligjin e anulimit të gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale përbën një përgjigje ndaj kritikave të opozitës lidhur me procedurat e ndjekura për draftin. Ai theksoi se rregullorja e Kuvendit është respektuar dhe se procesi do të vazhdojë sipas normave të përcaktuara.
Sipas Ballës, qëllimi i draftit është të trajtojë raste të padrejtësive në penalizimet e qytetarëve për ndërhyrje të vogla në shtëpi, si riparime çatie apo ndërtim murësh mbajtës dhe avllish. Ai u bëri thirrje deputetëve të të gjitha krahëve që të përfshihen në përmirësimin e draftit gjatë shqyrtimit në komisione.
Në përgjigje të akuzave për nxitim, Balla argumentoi se shpërndarja e draftit për deputetët dhe njohja e tij bëhen sipas procedurave të përcaktuara në rregullore. Ai gjithashtu apeloi ndaj opozitës që të mbështesë iniciativën, duke e vlerësuar atë si një hap në dobi të qytetarëve.
“Dhe në këtë kontekst, deputetë të PS, do ftoja edhe ata të PD-së që ta përmirësojnë draftin kur të diskutohet në komision. Ajo që po thotë kryetarja me shumë të drejtë është që në fund të seancës, pasi të shpërndahet te të gjithë deputetët drafti i propozuar, sepse e ka të përcaktuar rregullorja si bëhet, njohja me draftin bëhet në komision sipas rregullores.”- tha ministri.
Procedura e Kuvendit është shumë e qartë. Nuk ka ndodhur asnjëherë që sapo të depozitohet një nismë ta kenë të gjithë deputetët”, tha ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.
“Unë të isha në opozitë do ngrija dy kartona, jo një, sepse ka të bëjë me qytetarët”- tha ai./ S.M