Listat e mbyllura, “qokë” që Berisha të fitojë opozitën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot kërkesën e disa subjekteve politike kundër ndryshimeve të muajit korrik në Kodin Zgjedhor, të miratuara me votat e PS-së dhe Berishës, në lidhje me mbylljen e listave deri në 30% të tyre.

Vendimi konsensual mes PS-së dhe Berishës u arrit pa shumë vështirësi nga socialistët, pasi i dhanë Berishës vulën dhe logon e PD-së dhe i ofruan një pazar që, në thelb, i siguron atij fitoren e përkohshme mbi opozitën.

Për të gjithë ata që nuk e kuptojnë mirë sistemin zgjedhor, mbyllja e listave që Rama ia ofroi Berishës deri në 30% të tyre, nënkupton që 30% e listës së PD-së së Berishës të jetë e sigurt. Pjesa tjetër do të jetë në listë të hapur.

Por nga të gjitha sondazhet dhe pritshmëritë që ka për PD-në, ajo nuk e kalon dot kufirin e 30% në shumë zona të Shqipërisë. Kështu, e gjithë lista fituese e PD-së do të jetë një listë e dalë nga listat e mbyllura.

Pra, Berisha, ndryshe nga Rama, e di që ditën kur dorëzon listën në KQZ se kë do të ketë deputet në Kuvend.

Rama dhe Partia Socialiste kanë bërë krejt të kundërtën. Ata kanë premtuar që gjithë enturazhi i vjetër i PS-së do të jetë në pjesën e hapur të listave, ndërsa te 30% e sigurta do të jenë të rinjtë që do të futen në PS. Kjo, pasi duke qenë se luan për fitore në mandatin e katërt, PS-ja ka nevojë për një rifreskim total të parlamentit dhe për të vënë në provë popullore emrat e vjetër të saj.

Të dyja palët kanë llogaritë e tyre. Edi Rama lufton të sigurojë mandatin e katërt në pushtet, ndërsa Berisha lufton të sigurojë mandatin e katërt në opozitë, por ta ketë nën kontroll grupin parlamentar. Ky interpretim që është bërë në Kodin Zgjedhor dhe “dashamirësia” e PS-së për t’ia votuar atë, ia garanton këtë sukses.

Lexo edhe :  Pse Berisha harxhon miliona euro i dëshpëruar për “non grata” britanike dhe amerikane?

Është kjo arsyeja që Berisha nuk pati asnjë rezistencë për të bashkuar votat me Ramën në fund të sezonit në korrik. Të gjithë u çuditën se si bëri paqe me Ramën pa i vënë asnjë kusht dhe pa i kërkuar asgjë.

Në fakt, nuk kishte çfarë t’i kërkonte më shumë se ajo që i dha Rama. I dha përjetësisht PD-në si pronë private, duke i dhënë mandatin të caktojë se kush e ka të sigurt qënien deputet në Kuvendin e ri.

Dhe prova është sjellja e deputetëve në Kuvend, që po bëhen copë për t’i rënë në sy, sikur janë ata që e meritojnë të shërbejnë më shumë se të tjerët. Dhe ai po rri e po vështron i qetë, duke sjellë në mend se çfarë mund t’u bënte të njëjtëve deputetë sikur të mos varej mandati i tyre prej tij./    S,M

Të fundit

Artisti Robert Aliaj: Skandal publikimi i videos për Parashqevi Simakun, një turp i madh!

Artisti i njohur Robert Aliaj flet në news24 se ishte një turp, një skandal publikimi i videos për Parashqevi...

Duke pritur Parashqevi Simakun

Nga Spartak Ngjela Askush nuk e di historinë reale të këngëtares. (Ngjarjet abstrakte me një personazh publik, krijojnë romane popullorë në çdo shoqëri) Një shoqëri që është...

‘Mamaja më dha 2 dhoma kur ngela shtatzënë’/ Kryemadhi: Unë dhe Iliri ishim…

Pas vendimit të Apelit të GJKKO për sekuestron e vilës së saj dhe mamasë, Fatime kryemadhi, Monika Kryemadhi, në fjalën e saj për mediat,...

Gazetari Roland Qafoku promovon librin “100 personalitetet më të spikatura të Skraparit”

Dy ditë më parë gazetari Roland Qafoku promovoi në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit librin e tij "100 personalitetet më të spikatura...

Trondit me rrëfimin e saj Parashqevi Simaku: Nuk kam fjetur në krevat prej 10 vjetësh!

Dhjetë vjet rresht pa fjetur në krevat, por jashtë, në mjedise të sajuara. Kjo është historia e dhimbshme e yllit të këngës shqiptare, Parashqevi...

Lajme të tjera

Web TV