Përplasje në Kuvend/ Ina Zhupa i afrohet Niko Peleshit: Gruas tënde i thua ruse?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas deklaratave të deputetes Ina Zhupa, e cila iu drejtua me fjalë fyese Erion Braçes, grupi i PS ka kërkuar ndërprerje të seancës derisa deputetja e PD të kërkojë falje.

“Kërkoj që kjo seancë të ndërpritet derisa deputetja të kërkojë ndjesë publike. Ne këtu nuk përfaqësojmë vetëm veten tonë apo familjen tonë, por ne këtu përfaqësojmë edhe moralin e shoqërisë”, tha Peleshi.

Zhupa: Gruas tënde i thua ruse ti?

Spriopali: Zonja Zhupa mos iu afroni deputetit Peleshi, nuk ka kuptim kjo gjë.

Si nisi debati?

Kujtomë që në nisje te parlamenti pati një debat mes Ina Zhupës dhe Erion Braçes, ky i fundit e quajti deputeten e PD “ruse”.

Zhupa: Ju që ngritët një komision gjoja për propagandën e Rusisë dhe të Kinës, tani po e përdorni pse media shfaq që komunikate e policisë është e rreme, që i jep zë dëshmitarëve dhe del ai zotëria dhe thotë duhet të cohën mediat dhe gazetarët për ndjekje penale. Kërkesa ime ndaj jush është që meqë u shfaq në publik pse e donit komisionit për dezinfomim dhe si do ta përdorni gjatë fushatës për mediat që bëjnë lajme që nuk shkojnë me vijën tuaj, hiqni dorë mbylleni komisionin, njoftoi ndërkombëtarët ta shohin që ajo që thamë në doli. Këta duan të persekutojnë mediat të cilat nuk e cojnë ujin tek qeveria.

Braçe: Si mund ta lë pa replikë, kur kjo mediat i di rubinete. Media që nuk cojnë ujë tek qeveria, unë di që uji mbahet o në kanale o në tuba, nuk mbahet në media.

Në media mund të pihet. Megjithatë e dashur kryetare mos u lyej me parfum, e dyta pri thonjtë se është shfaqej e huaj të vish në parlament.

Lexo edhe :  Mbulimi i monumentit të Skënderbeut: Rama: Po formulohen mallkime për tradhti kombëtare

E dyta, në asnjë sekondë, në asnjë moment të mbledhjes së djeshme të Komisionit të Posaçëm nuk kam kërkuar që të hetohen media apo gazetarë. Kam thënë që duhet të hetohet krimi, të mbahen përgjegjës autorët.

Kam kërkuar dhe do ta kërkoj që autoritet të hetojnë dizinformimin që ka një qëllim të qartë politike, ti je një nga ato që duhet të hetohesh për dezinformim, që ti nuk di të lexosh unë këtë e di, por që nuk dëgjon është problem tjetër. Ti më dukesh si ruse, por nuk je ruse./   S,M

Të fundit

Nga Kuko tek Nikolla, 5 emrat e grave që pritet të jenë në listat e mbyllura të PS

Ndërsa pritet dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë, mediat informative kanë zbuluar disa emra nga kampi socialist që...

Për mustaqet e Kujtimit!

Nga Ylli Pata Si Jenisheri, ashtu si Gjuzi, janë personazhe margjinalë të opozitës, dhe vetë doktori nuk i ka afruar dikur aq shumë sa sot....

Parashikimi i motit/ Reshje shiu, rrebeshe dhe erë e fortë në disa zona të vendit

Orët e para të mëngjesit e kanë gjetur vendin të përfshirë nga një sistem i dendur vranësirash, i cili po sjell reshje shiu fillimisht në...

11 Mars 2004: Terrori në Madrid, 10 bomba shkatërruan 4 trena me njerëz

Nga Leonard Veizi   Pamjet ishin të tmerrshme. Gjak ngado, trupa të coptuar dhe këpucë e copa veshjesh të hedhura mbi shina e në platformë. Dhe...

Trump na dha një pjesë të mendjes së tij

Nga Gail Collins & Bret Stephens   Bret Stephens: Hola, Gail. ¿Qué opinas sobre la insistencia de Donald Trump en que el inglés sea nuestro idioma...

Lajme të tjera

Web TV