Pakistani drejt trazirave? Ish-kryeministri kërcënon me mosbindje civile

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri i burgosur i Pakistanit, Imran Khan, u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që të mbajnë një tubim javën e ardhshme dhe ka kërcënuar se do të nisë një lëvizje të mosbindjes civile, disa ditë pasi partia e tij udhëhoqi një marsh vdekjeprurës protestues në Islamabad.

Në një postim në X, Khan u kërkoi mbështetësve të tij që të mblidhen më 13 dhjetor në qytetin veriperëndimor të Peshavarit, kryeqytetit të provincës Kiber Pakhtunkva, që udhëhiqet nga partia e tij, Pakistan Tehrik-e Insaf (PTI).

Ai kërkoi që të kryhet një hetim për shtypjen e marshit protestues të 25 nëntorit, kur u vranë të paktën 12 mbështetës të tij dhe për dhunën e 9 majit të vitit të kaluar, kur u vranë tetë persona. Ai po ashtu kërkoi lirimin e të gjithë të arrestuarve, që ai i cilësoi si të arrestuar politikë.

“Nëse këto dy kërkesa nuk plotësohen, një lëvizje e mosbindjes civile do të nisë nga 14 dhjetori dhe Qeveria do të mbahet përgjegjëse për çdo pasojë”, tha Khan.

Qeveria pakistaneze mohon se gjatë protestës së 25 nëntorit kanë vdekur mbështetës të Khanit dhe thotë se ata kanë sulmuar instilacionet ushtarake më 9 maj të vitit të kaluar.

Autoritetet kanë raportuar se disa anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë gjatë protestave në nëntor.

Një ditë më herët, ndaj Khanit është ngritur akuzë për udhëheqjen e sulmeve të 9 majit. Ai është deklaruar i pafajshëm.

Aktakuza është një prej dhjetëra rasteve të ngritura ndaj ish-kryeministrit 72-vjeçar, i cili gjendet në burg që nga viti i kaluar.

Ai dhe partia e tij thonë se rastet penale janë të stisura, me qëllim që ta mbajnë Khanin jashtë politikës me urdhër të ushtrisë, pasi ai prishi raportet me gjeneralët e ushtrisë para se të rrëzohej nga pushteti më 2022. Ushtria e Pakistanit ka mohuar këto akuza./REL/K.B

Të fundit

Lëkundje tërmeti në Tiranë

Lëkundje sizmike janë ndjerë në Tiranë

Përvetësoi mbi 400 mln dollarë, Kina ekzekuton ish-zyrtarin e lartë të qeverisë

Kina ka ekzekutuar një ish-zyrtar i cili u dënua për korrupsion prej më shumë se 3 miliardë juanë (412 milionë dollarë), ka raportuar CCTV,...

Rama takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s/ Rutte, mbështetës i paepur i Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në selinë qendrore të aleancës në Bruksel. Në një postim...

Lista/ Kush janë 10 shqiptarët më të kërkuar nga INTERPOL

Interpol ka shpallur listën e 10 shqiptarëve më të kërkuar. Mes tyre janë dhe dy persona të kerkuar nga drejtesia amerikane si të dyshuar për...

Konferenca ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, Lubonja: Propagandë e stisur

Analisti Fatos Lubonja në ‘Opinion’ në News24 duke folur për konferencën e 3-të ndërqeveritare Shqipëri-BE ku u hap grup-kapitulli i 6 në negociatat me...

Lajme të tjera

Web TV