Sa taksa paguajnë shqiptarët mbi pagat që marrin?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e pagave në administratën publike i ka kthyer një pjesë të parave në buxhet, për shkak të tatimit më të lartë që kanë paguar punonjësit.

Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, tatimi mbi të ardhurat personale përgjatë periudhës Janar-Tetor 2024 është arkëtuar në vlerën 54.9 miliardë lekëve me një kapërcim prej 6.5 miliardë lekësh apo 65 milionë euro më shumë se 10-mujori 2023.

E shprehur në përqindje të ardhurat rezultojnë 13.5% më të larta, duke kapërcyer edhe planifikimin e bërë për këtë periudhë.

Kjo shifër është në nivele historike të dekadës, ku rritja ka qenë progresive nga viti në vit. Nëse do ta krahasojmë me vitin 2014, ku për këtë periudhë u mblodhën 22.6 miliardë lekë, rezulton më shumë se dyfishim i të ardhurave nga këto taksa.

Ndërsa vetëm në muajin tetor janë mbledhur 5 miliardë lekë, apo 500 milionë më shumë se tetori 2023 gjithashtu edhe shifra më e lartë e arkëtuar ndër vite për këtë muaj.

Por efekt nuk ka dhënë vetëm rritja në administratën shtetërore, por edhe presion pozitiv i ushtruar në sektorin privat.

Nga ana tjetër ndikim ka pasur fushata antiinformalitet e ndërmarrë nga qeveria lidhur me nëndeklarimin e pagave, duke bërë që gjatë muajit tetor, mbi 9 mijë biznese të reagonin duke deklaruar me rritje pagat e punonjësve të tyre.

Në zërin e tatimit mbi të ardhurat personale kontributin më të lartë e jep tatimi mbi pagat e punonjësve në sektorin privat dhe publik, e ndjekur nga tatimi i paguar nga shitja e pasurive të paluajtshme i cili është në nivelin 15 për qind si dhe tatimi mbi qiratë.

Po ashtu një hapësire të konsiderueshme zë tatimi mbi të ardhurat nga dividendët dhe si dhe tatimi mbi të ardhurat nga interesat.

Lexo edhe :  “Do të jetë deputet i Kuvendit...”/Sali Berisha konfirmon marrëveshjen me Ilir Metën

Tatimi mbi të ardhurat personale është zëri më i dytë  me më ndikim në buxhetin vjetor të shtetit, pas TVSH-së dhe përbën afro 26.7% të totalit të të ardhurave tatimore.  /    S.M

Të fundit

Ndërtimi i ujësjellësit në Tragjas, reagon Rama: Projekti nuk paraqet asnjë kërcënim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me projektin e ujësjellësit në Tragjas të Vlorës, që ka nxitur shumë reagime,...

Projekti i Tragjasit, Rama i përgjigjet komentuesve: Studim i mirëfilltë hidrologjik

Kryeministri Edi Rama po bashkëbisedon me qytetarët në rubrikën ‘Sy m’sy” në rrjetet sociale. Rama: Projekti i Tragjasit është Studim i mirëfilltë hidrologjik. Nuk ka asnjë...

Parashikimi i motit për ditën e sotme, ja sa pritet të arrijnë temperaturat

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe...

Këmbimi valutor 6 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 91.6 lekë dhe do shitet me 93. 5...

Ndërsa republikanët duartrokitën, fjalimi i Trumpit në Kongres tregoi ndarjen në SHBA

Presidenti vazhdon të jetë i etur për mallkim, por vetëpërçmimi dhe modestia nuk gjendeshin askund në adresën e tij   Lloyd Green   Donald Trump është i zënë...

Lajme të tjera

Web TV