Interesat e euros në nivelin më të ulët në 2 vjet/Përfitojnë huamarrësit, humbasin bankat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Normat e interesit të euros në tregjet ndërkombëtare po vazhdojnë tendencën rënëse dhe kanë prekur nivelet më të ulët në më shumë se dy vjet. Treguesi më i rëndësishëm referues (benchmark), Euribori, ndodhet në nivelet më të ulëta që prej tetorit të vitit 2022. Më datë 2 dhjetor, Euribori 12-mujori arriti nivelin 2.43%.

Rënia e Euriborit ka ndikim të rëndësishëm në bilancet e sektorit bankar, por edhe të subjekteve huamarrëse në monedhën europiane brenda Shqipërisë.

Kreditë afatgjata në monedhën europiane kanë një normë interesi që ndërtohet mbështetur mbi ecurinë e Euriborit, mbi të cilin shtihet një marzh fiks interesi. Rënia e Euriborit bën që interesi tërësor i kredisë të bjerë dhe huamarrësit të paguajnë këste më të ulëta mujore.
Në harkun e 12 muajve të fundit, Euribori 12-mujor ka rënë me rreth 1.4 pikë përqindje.

Rënia e normave të interesit të Euros po e bën përsëri të leverdishme huamarrjen në monedhën europiane.
Cikli agresiv i rritjes së normave të interesit i ndërmarrë nga Banka Qendrore Europiane bëri që në vitin 2023 për herë të parë normat e interesit për kreditë në euro të arrinin nivele më të larta krahasuar me ato në lekë. Kjo solli një zhvendosje të fortë të kreditimit të bankave shqiptare drejt lekut. Madje, një pjesë e huamarrësve vendosën t’i konvertonin kredisë nga euro në lek, duke shfrytëzuar edhe rënien e kursit të këmbimit të monedhës europiane.

 

 

Këtë vit, Banka Qendrore Europiane i ka ulur tre herë normat referuese të interesit. Norma e interesit të depozitave ditore ka zbritur tashmë në 3.25%, nga niveli maksimal prej 4% që ishte deri në qershor. Ndërsa norma e interesit të instrumenteve bazë të financimit të bankave ka zbritur në 3.4%, nga niveli maksimal prej 4.5% deri në qershor të këtij viti.

Lexo edhe :  Bien monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 26 dhjetor 2024

Edhe banka e Shqipërisë ka kryer dy ulje, duke e zbritur normën bazë nga 3.25% në 2.75%.
Normat e interesit të euros ngelen ende në nivele pak më të larta krahasuar me ato të lekut, por pritshmëritë për ulje të mëtejshme në rastin e euros janë më të mëdha krahasuar me lekun. Kjo lidhet sidomos me faktin që ekonomia e Eurozonës ndodhet në stanjacion presionet për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike me norma më të ulëta interesi janë të larta.

Vazhdimësia e trajektores rënëse në normat e interesit të euros ka të ngjarë ta bëjë më tërheqëse kredinë në monedhën europiane.
Nga ana tjetër, rënie e interesave të euros nuk është lajm i mirë për bankat. Rënia e interesave sjell edhe ulje të të ardhurave nga aktivet në monedhën europiane, qofshin kredi apo investime në instrumente financiare dhe vendosje në depozita jashtë vendit. Normat e larta të interesit të euros vlerësohet se kanë dhënë një ndikim të rëndësishëm në rritjen e të ardhurave neto nga interesi dhe fitimeve të bankave në dy vitet e fundit. Kthimi i ciklit rënës pritet të sjellë gradualisht edhe një ulje të fitimeve të bankave tregtare./Monitor/

Të fundit

Zbulohet projekti që do ta sjellë Aurela Gaçen ndryshe nga si e kemi parë deri tani

Aurela Gaçe po rikthehet në ekran, por kësaj radhe projekti i saj i ri nuk ka aspak lidhje me...

U thirr në SPAK/ Këlliçi mohon bashkëjetesën me partneren: Ana jeton me…

Për të shpëtuar nga SPAK, Belind Këlliçi mohoi para mediave bashkëjetesën me partneren Ana Shkreli. Pas daljes nga SPAK ku u thirr nga prokurori Elvin...

5 ndryshime të Vitit të Ri që në fakt do të bëjnë një ndryshim të vërtetë në jetën tuaj!

Viti i ri, person i ri. Por hulumtimet tregojnë se më shumë se 80 përqind e vendimeve të Vitit të Ri dështojnë deri në...

“PD ka përgjegjësi të mëdha para elektoratit”, avokati: Berisha do të arrestohet sërish!

Debati në ‘Studio Live’ trajtoi sot edhe temën e sondazhit në Report TV për zgjedhjet e 11 Majit 2025, Kodin Zgjedhor dhe listat e...

VIDEO/ Armando Broja tregon klasin ndaj Cityt, Phil Foden shkakton faull qesharak

Armando Broja dha impaktin e tij sot për Evertonin kundër Manchester Cityt. Sulmuesi i Kombëtares u aktivizua në minutën e 70-të dhe spikati në...

Lajme të tjera

Web TV