Marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë, pre e dezinformatave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në rrjete sociale, media e tavolina kafeneje, dezinformatat lidhur me zhvillimet në Kosovë thuhet se po i tensionojnë marrëdhëniet ndëretnike, veçanërisht mes shqiptarëve dhe serbëve.

Ramadan Ilazi, drejtor i hulumtimeve në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), thotë se këto fushata dezinformuese në vend, shpërndahen qëllimshëm për t’i tensionuar marrëdhëniet ndëretnike.

“Kemi fushata që kanë për qëllim të krijojnë mosbesim – sidomos në mesin e komunitetit serb – ndaj institucioneve publike në Kosovë dhe që synojnë të krijojnë një lloj perceptimi sikur në veri [të Kosovës] e kemi një situatë represioni të vazhdueshëm ndaj qytetarëve atje”, thotë Ilazi për Radion Evropa e Lirë.

Për ta testuar këtë përshtypje, QKSS-ja ka realizuar një studim, ku, përveç analizave dhe anketave, ka grumbulluar disa të rinj shqiptarë dhe serbë për të diskutuar për fushatat dezinformuese.

Nga ky studim del që shumica e kosovarëve, pavarësisht etnisë, besojnë se dezinformimi po i ndikon marrëdhëniet ndëretnike.

Madje, shumica thonë se vetë ata kanë hasur në dezinformata të tilla.

Sipas Ilazit, këto dezinformata shpërndahen dukshëm më shumë në rastet kur ka tensione në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe – si sulmi i vitit të kaluar në Banjskë apo sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit.

Ai beson se rol në shpërndarjen e këtyre dezinformatave kanë shërbimet e mediave ruse, RT dhe Sputnik, në Serbi, që funksionojnë pavarësisht sanksioneve të vendosura nga SHBA-ja dhe BE-ja.

“Në Serbi, përmes këtyre mediave, shpërndahen narrativë rreth Kosovës që janë jashtëzakonisht jokonstruktivë dhe të dëmshëm për bashkëjetesën ndëretnike. Po ashtu, ata synojnë t’i dëmtojnë proceset e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, thotë Ilazi.

Adea Beqaj, menaxhere e programit në Institutin Kombëtar Demokratik (NDI) në Prishtinë, thotë se prezenca e lartë e kosovarëve në platformat digjitale, bën që shoqëria në vend të jetë e cenueshme ndaj këtyre fushatave dezinformuese.

Sipas saj, rol të rëndësishëm luan edhe mungesa e edukimit medial.

Ajo thotë se institucionet në vend duhet të krijojnë një strategji që i pajis qytetarët me “aftësitë për të naviguar në një mjedis informativ gjithnjë e më kompleks, për ta luftuar dezinformimin dhe për të marrë vendime të mirinformuara”.

“Një komponent kyç i kësaj përpjekjeje duhet të përfshijë integrimin e edukimit medial në kurrikulën e sistemit arsimor në të gjitha nivelet, duke nisur që nga arsimi fillor”, thotë ajo për REL-in.

Lexo edhe :  Italia me "dorë të hekurt"/ Nga viti 2025, në Milano ndalohet duhani në vendet e hapura

Pikërisht mungesa e edukimit medial në kurrikulat arsimore në Kosovë shihet si një ndër faktorët që po i lë kosovarët të cenueshëm nga fushatat dezinformuese.

Mediat online shihen në mesin e platformave që bëjnë shpërndarjen më të madhe të dezinformatave.

Megjithatë, shumica e kosovarëve besojnë se dinë t’i identifikojnë këto dezinformata.

Por, për Ilazin, problem mbetet barriera gjuhësore mes komunitetit shqiptar dhe atij serb. Ai thotë se mungesa e dygjuhësisë në mediat në Kosovë, bën që mediat të raportojnë pa pasur kontekstin e plotë.

“Nuk kemi media kosovare shqipfolëse profesionale me gazetarë nga komuniteti serb dhe as anasjelltas. Kështu që, shpeshherë, raportimeve për veriun u mungon konteksti për t’i adresuar informacionet që mund të jenë jo plotësisht të sakta”, thotë ai.

Meqë pjesëtarët e komuniteteve të ndryshme lexojnë përmbajtje të ndryshme mediale – shkaku i barrierave gjuhësore – shumë ngjarje në Kosovë perceptohen ndryshe në mesin e komuniteteve etnike.

Ilazi beson se luftën kundër dezinformatave do ta bënte më të lehtë normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Për aq kohë sa do të kemi tensione mes Kosovës dhe Serbisë, shoqëria do të mbetet e cenueshme ndaj fushatave të dezinformimit. Sa herë që kemi tensione, edhe fushatat dezinformuese rriten ndjeshëm dhe synojnë të krijojnë perceptimin e frikës”, thotë ai.

Por, me probleme të ngjashme përballen edhe shoqëritë në vendet fqinje të Kosovës në Ballkanin Perëndimor.

“Narrativët kulturorë dhe fetarë të rrënjosur thellë shpesh manipulohen dhe përdoren si mjete për të nxitur ndarje dhe mosbesim. Duke përfituar nga ndasitë sociale dhe kompleksiteti historik i rajonit, dezinformimi vazhdon t’i minojë përpjekjet për pajtim dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor”, thotë Beqaj nga NDI-ja.

Këto probleme me dezinformim në shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë ndikim negativ në demokracitë e këtyre shteteve, shton ajo, teksa ato kanë nisur rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Parakusht për funksionimin e mirëfilltë të demokracisë është që qytetarët të jenë të informuar saktë dhe drejt, të ndërmarrin vendime të mirinformuara dhe të jenë të aftë ta mbajnë të përgjegjshme qeverinë”, përfundon Beqaj.

Të fundit

Spahiu: Nëse SHBA s’heq Non-Gratën, demokratët do bëhen kundër Trump apo kundër Berishës?

Në 'Frontline Interview' me Marsela Karapançon, juristi Kreshnik Spahiu ngriti pyetjen se çdo ndodh me demokratët dhe militantët nëse Trump dhe...

Si prodhohej municioni dikur? Fabrika e re pritet të jetë gati brenda vitit 2027

Fabrika e municionit në Kosovë pritet të ndërtohet dhe të fillojë prodhimin brenda vitit 2027. Kjo konfirmohet nga Ministria e Mbrojtjes të cilët thonë se...

Rama takim me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO, kryeministri nuk kursen batutat

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me stafin ushtarak dhe atë civil shqiptar në zyrat e NATO-s në Bruksel. Teksa vlerësoi kontributin e gjithsecilit,...

“Dush i ftohtë” për qeveritarët skocezë, u ndalohet përdorimi i Whatsapp

Skocia ndërmori vendimin drastik duke ndaluar përdorimin e aplikacioneve të mesazheve virtuale duke përfshirë edhe WhatsApp. Ky kufizim do të jetë për ministrat dhe...

Skadon “Air Albania”/ Stadiumi i Kombëtares shumë shpejt me një emër të ri

Në ditën e sotme, stadiumi i Kombëtares Shqiptare ka pastruar shkrimin "Air Albania", emri me të cilin titullohej arena e skuadrës sonë. Siç shihet nga...

Lajme të tjera

Web TV