“Ju tregoj recetën e kualifikimit”, Flick shpjegon si mposhtet Dortmund

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barcelona luan këtë të mërkurë përballjen e saj të gjashtë në Uefa Champions League përballë Borussia Dortmund.

Skuadra gjermane është një emër i njohur për trajnerin e katalunasve, Hansi Flick, i cili beson se përballë verdhezinjve do të arrijë suksesin që do ti siguronte kualifikimin në 1-16-tat. Tekniku gjerman ka treguar dhe recetën se si pritet të dalë Barcelona e tij në fushën e lojës.

“Do të luajmë në një stadium të mrekullueshëm me një atmosferë të shkëlqyer. Do të luajmë në një ambient që të motivon të bësh më të mirën. Ne kemi treguar se jemi një skuadër me cilësi dhe jam i bindur se në Dortmund do të tregojmë futbollin tonë më të mirë. Gjatë një sezoni do të ketë ulje e ngritje, kjo është normale. Kemi pasur dhe probleme me dëmtimet. Por unë kam besim të plotë në skuadrën që drejtoj. I shoh çdo ditë lojtarët e mi që punojnë fort, japin gjithçka, ndaj jam optimist”, u shpreh Flick në konferencën para ndeshjes.

Kujtojmë që Barcelona renditet e gjashta në renditjen e përgjithshme të klasifikimit në formatin e ri të këtij edicioni, teksa me një fitore do të ishin me një këmbë në fazën tjetër, Sa i përket Dortmund, të besuarit e trajnerit Nuri Sahin, pozicionohen një vend më poshtë me pikë të barabarta me katalunasit.

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV