EUROSTAT/ Shqiptarët “e teprojnë” me ushqimin, italianët më elegantë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eurostat ka publikuar listën e të dhënave të cilat rendisin vendet me popujt më obezë në Europë. Pjesë e kësaj liste është edhe Shqipëria e cila numëron një përqindje tepër të lartë për njerëzit që janë mbipeshë.

Sipas shifrrave, 56.5% e shqitarëve mbi moshën 16 vjeç konsiderohen mbipeshë, duke e bërë Shqipërinë të renditet e 11-ta mes vendeve të tjera Europiane dhe me nivelin më të lartë të obezitetit në rangun europian.

Më të shëndoshët e Europës janë maltezët, 62% e të cilëve konsiderohen mbipeshë. Pas tyre vjen Finlanda (59.5), Letonia (59.2), Rumania (58.9), Lituania (58.5), Polonia (57.8), Hungaria (57.5), Sllovakia (57.5), Kroacia (57.2), Turqia (57.1) dhe më pas Shqipëria (56.5).

Më elegantët e Europës janë italianët, që kanë dhe përqindjen më të ulët të obezitetit, me 41.3%, të ndjekur nga zviceranët (45.2%) dhe francezët (45.4%). Në rajon, për elegancë kryeson Mali i Zi, që e ka treguesin ndër më të ulëtit në Europë (47%). Për Serbinë ky tregues është 51.8%, ndërsa mungojnë të dhënat për shtetet e tjera të Rajonit. Maqedonia e Veriut e kishte këtë tregues 55 në vitin 2017.

Përqindja e njerëzve të moshës 16 vjeç e lart që konsideroheshin mbipeshë (para-obez dhe obez) në vitin 2022 ishte 50.6% në Bashkimin Europian.

/E.S

Të fundit

Ndahet nga jeta Saimir Maloku, inxhinieri i njohur që vuajti 9 vite në Spaç

Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare inxhinieri dhe ish-i burgosuri politik, Saimir Maloku, një ndër zërat më të...

“Respekt”, Rama shpërndan foton e të riut duke shpëtuar një qen nga zjarri

Zjarret që kanë përfshirë edhe zona të banuara kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme duke djegur shtëpi, sipërfaqe me bimësi dhe gjithashtu edhe kafshë. Ndërsa shpëtimi...

Greqia e shkrumbuar pas zjarreve! Dëme të shumta në shtëpi, biznese dhe automjete

Zjarret e fuqishme kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha. Greqia është një vend i prekur nga vatrat e shumta të zjarrit që kanë përfshirë ishujt...

15 gusht 1940 – Nëndetsja italiane fundos kryqëzorin grek “Elli” në portin e Tinosit

Mëngjesin e 15 gushtit 1940, gjatë kremtimeve të Fjetjes së Shën Mërisë në ishullin e Tinosit, një nga festat më të rëndësishme fetare të...

Horoskopi ditor, 15 Gusht 2025

Dashi Nëse ndiheni te lumtur pranë partnerit sot do kaloni çaste edhe me te këndshme. Do bashkëpunoni për gjithçka dhe do argëtoheni pa fund. Beqaret...

Lajme të tjera

Web TV