Rama në “komisionin Xhafaj”: Nuk bllokojmë SPAK-un

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fjalën e mbajtur në një takim të hapur ku u diskutua për mirëqeverisjen dhe luftën kundër korrupsionit, kryeministri Edi Rama u shpreh se dyshimi se bashkë me Fatmir Xhafajn synojnë të kufizojnë kompetencat e SPAK apo kapjen e drejtësisë nuk është i vertetë. Ky komision deri tani është “braktisur” nga drejtuesit e institucioneve të drejtësisë dhe opozita.

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një takim të nivelit të lartë me ambasadorët e akredituar në Shqipëri, ku u diskutua për përparimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Në fjalën e tij, Rama theksoi rëndësinë e fazës aktuale të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe angazhimin e institucioneve shqiptare për të përmbushur të gjitha detyrimet. “Përtej asaj që duket sipërfaqësisht, kjo fazë është marramendëse për nga detyrat konkrete që duhet të kryejë Republika e Shqipërisë, jo vetëm qeveria. Ambicia jonë është të anëtarësojmë vendin brenda kësaj dekade. Plani i dakordësuar me Komisionin Evropian synon përmbushjen e detyrave deri në vitin 2027,” u shpreh Rama. Kryeministri kritikoi zërat skeptikë që hedhin dyshime mbi procesin, duke i cilësuar ato si të pabaza dhe të dëmshme për përparimin e Shqipërisë. “Skepticizmat dhe akuzat për gjoja bllokime të reformës në drejtësi apo të SPAK janë të pavërteta. E kundërta po ndodh; reformat po forcohen dhe po ndjekin një kurs të pakthyeshëm,” theksoi ai. Rama vlerësoi gjithashtu mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe angazhimin e ekspertëve vendas e ndërkombëtarë në këtë proces, duke siguruar se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt integrimit. “Ky është një proces që nuk falet dhe nuk dhurohet, por fitohet me punë dhe përkushtim. Integrimi është transformues për shoqërinë dhe institucionet shqiptare,” përfundoi kryeministri. Ky takim u zhvillua në kuadër të koordinimit të mëtejshëm për zbatimin e reformave të domosdoshme për procesin e integrimit evropian. Në këtë takim morën pjesë ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, dhe ambasadori italian, Fabrizio Buçi, të cilët përçuan mbështetjen e vendeve dhe organizatave që përfaqësojnë për përpjekjet e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. Ambasadori italian Fabrizio Buçi vlerësoi hapat e ndërmarrë nga Shqipëria në forcimin e shtetit të së drejtës dhe theksoi rëndësinë e qëndrueshmërisë së reformave, duke përfshirë atë në drejtësi. “Italia ka qenë dhe mbetet një mbështetëse e fuqishme e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Reforma në drejtësi është jetike për të garantuar stabilitet dhe për të forcuar besimin e qytetarëve në institucionet e tyre. Ky proces nuk duhet të ndalet dhe duhet të ruajë pakthyeshmërinë e tij,” u shpreh Buçi. Në këtë komision refuzuan të merrnin pjesë përfaqësues të SPAK, KLGJ-së, GJykatata Kushtetuese dhe KED-ja. Gjithashtu në këtë komision të drejtuar nga Fatmir Xhafaj nuk merr pjesë asnjë nga deputetët e opozitës të cilët e kanë konsideruar si tentativë të Ramës për të vënë tërësisht nën kontroll drejtësinë. Gjithashtu edhe përfaqësues të nivelit të lartë të ambasadës së SHBA-ve dhe BE-së të cilët kanë dërguar vetëm vëzhgues në monitorimin e këtij procesi.

Xhafaj “optimist”

 Në një mbledhje të Komisionit të Posaçëm për Mirëqeverisjen dhe Antikorrupsionin, të zhvilluar dje me praninë e përfaqësuesve të institucioneve vendase dhe ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, u theksua domosdoshmëria e vazhdimit të reformave për luftën kundër korrupsionit. Kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj, dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali, prezantuan rezultatet dhe sfidat në këtë proces transformues për shtetin shqiptar. Fatmir Xhafaj nënvizoi se lufta kundër korrupsionit dhe mirëqeverisja janë përqendruar mbi katër parime kryesore: gjithëpërfshirjen, transparencën, profesionalizmin dhe standardet më të mira europiane. Duke iu referuar Rezolutës për Thellimin e Reformave, të miratuar në maj 2024, ai deklaroi se procesi reformues është ndërtuar mbi bazën e një analize të thellë, e cila identifikon problematikat dhe përcakton masat e nevojshme për ndërhyrje ligjore dhe institucionale. “Jemi në përmbyllje të analizës me dokumentin 700 faqesh për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit, i cili përfaqëson një arritje të rëndësishme për ekspertizën shqiptare,” u shpreh Xhafaj. Ai shtoi se rreth 600 profesionistë nga institucione të ndryshme, organizata të pavarura dhe shoqëria civile kanë kontribuar me mendime dhe rekomandime për këtë dokument strategjik.

Lexo edhe :  Opozita e kërkon në Kuvend/ Rama vizitë në shkollën e Hoteleri Turizmit në Tiranë (VIDEO)

Spiropali: Drejtësia është funksionale

 Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e përshkroi korrupsionin si një nga pengesat më të mëdha për ndërtimin e një shoqërie me drejtësi sociale dhe mirëqenie për qytetarët. Ajo theksoi përparimet e deritanishme në këtë drejtim, duke përmendur funksionalitetin dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë. “SPAK dhe GJKKO kanë dëshmuar se koha e të paprekshmëve ka përfunduar. Sistemi ynë i drejtësisë sot është më funksional dhe më i pavarur se kurrë më parë, duke dhënë një mesazh të qartë për të gjithë se kultura e pandëshkueshmërisë nuk ka më vend në Shqipëri,” tha Spiropali. Ajo vuri theksin edhe te roli i teknologjisë në reduktimin e korrupsionit administrativ. “Koha kur qytetarët paguanin nën dorë për një certifikatë ka përfunduar. Reformat tona kanë prekur në themel mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike,” shtoi ajo. Gjatë mbledhjes, Spiropali deklaroi se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030 është plotësisht i realizueshëm, duke theksuar se ky proces mbështetet tërësisht në meritokraci. “Askush nuk na ka falur gjë dhe as ne nuk presim dhurata. Anëtarësimi do të vijë si rezultat i përmbushjes së detyrave tona dhe zbatimit të standardeve europiane,” theksoi ajo. Për të forcuar bashkëpunimin me qytetarët, Komisioni ka nisur organizimin e forumeve qytetare në të gjitha qarqet e vendit, ku diskutohet për çështjet kryesore të mirëqeverisjes dhe luftës kundër korrupsionit. Këto forume shërbejnë si platforma për të dëgjuar zërin e qytetarëve dhe për të integruar mendimet e tyre në procesin vendimmarrës. Ndërkohë, mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë, si Bashkimi Europian dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, mbetet jetike për suksesin e kësaj nisme. Rekomandimet e progres-raporteve të BE-së po integrohen në planet kombëtare, duke siguruar koordinim dhe bashkëpunim më të mirë midis institucioneve shqiptare. Në përmbyllje, drejtuesit e Komisionit nënvizuan se ndonëse lufta kundër korrupsionit mbetet një sfidë komplekse, reformat e ndërmarra deri më tani kanë krijuar një themel të fortë për të ardhmen. Me një përqasje gjithëpërfshirëse dhe të bazuar në standarde ndërkombëtare, Shqipëria synon jo vetëm të çrrënjosë korrupsionin, por edhe të sigurojë një të ardhme të ndritur për brezat e rinj, duke e konsoliduar vendin në familjen europiane.

 

 

 

Të fundit

Kafe apo makiato?/ Shkenca i jep fund dilemës, ja cilën duhet të zgjidhni

Kafeja është një nga pijet që konsumohet më shumë në botë dhe në vendin tonë gjithashtu. Për disa njerët...

Bonusi i pranverës për pensionistët, Rama: Po shihet mundësia që të jetë i përvitshëm

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje se si rezultat i rritjes ekonomike të vendit, po shikohet mundësia që bonusi i pranverës për pensionistët të jetë...

Hapja e grupkapitullit 6/Marta Kos: Njohje e harmonizimit të Shqipërisë me politikat e BE

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Rama, Komisionerja për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos përgëzoi vendin tonë për hapjen e grupkapitullit të...

Rama: Duam të ‘martohemi’ me BE-në, të harrojmë divorcet e së kaluarës

“Së pari, kam mësuar që nuk ka kapitull apo donjë paragraf që është i lehtë me BE, çdo gjë duhet të kalojë në shqyrtim,...

17 dhjetor 1920, Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve

Lidhja e Kombeve u krijua me 10 janar të vitit 1920. Plani prej 14 pikash, i Udro Uillson, propozuar në Konferencën e Paqes së...

Lajme të tjera

Web TV