Greqia është goditur nga një tërmet me mangitutë 4.8 të shkallës Rihter, në mëngjesin e kësaj të premteje.
Sipas Qendrës Sizmologjike Euro Mesdhetare epiqendra e tërmetit u regjistrua në veri të vendit, në afërsi të malit Athos.
Thellësia e tërmetit vlerësohet se ishte 4 kilometra.
Mediat në Greqi raportojnë se tërmeti 4.8 Rihter ishte i treti në radhë që u regjistrua në afërsi të malit Athos në pak orë.
Nuk ka ende informacione nëse tërmeti ka shkaktuar dëme materiale, apo të lënduar.
/E.S