Kryeministri Edi Rama në një konferencë, ka ndarë lajmin se Shqipëria është kandiduar për të qenë vendi mikpritës i forumit botëror, “World Law Kongres”.
Gjatë fjalës së tij Rama gjithashtu theksoi se kjo përzgjedhje vjen si rezultat i imazhit të ri të Shqipërisë dhe rrugës që ka bërë në drejtim të shtetit të së drejtës.
“Kemi marrë një lajm të mirë që Shqipëria është kandiduar për të qenë vendi mikpritës i një forumi botëror me një reputacion të jashtëzakonshëm dhe zgjedhje a eventit mikpritës është jo thjesht pjesë e nevojës për të pasur një strukturë mikpritëse të denjë, por lidhet edhe me çfarë vendi mikpritës përfaqëson. Zgjedhja e Shqipërisë si një ndër kandidatët për të marrë mikpritjen e World Law Kongres lidhet me imazhin e ri të Shqipërisë, dhe me vlerësimin botërisht konsensual të gjithçkaje që Shqipëria ka bërë në këtë dekadë në drejtim të shtetit të së drejtës. Në nuk jemi thjesht vendi kandidat”, tha Rama./K.B