Rama: Sigurinë në Shqipëri nuk ke në Londër, Berlin as Paris

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Siguria në Shqipëri është një nga elementët të cilët të gjithë të huajt e vënë në dukje, madje kjo është një nga arsyet pse shumë të huaj zgjedhin të jetojnë këtu.

Karl Roberts, ish menaxher i TAP në Shqipëri nga Londra tani ka zgjedhur të jetojë në Tiranë ku ka blerë dhe një apartament. Në podcastin me kryeministrin Edi Rama tregon përshtypjen e parë kur mbërriti në Shqipëri.

Kam udhëtuar në botë dhe pëlqej vende si Shqipëria. Isha entuziast të vija këtu. Isha në Zvicër. Kur shkova të dielën pasdite çdo gjë ishte e mbyllur. Atje çdo gjë është e organizuar. Pëlqej vende si Shqipëri.  Prisja të shihja një influencë ruse, më shumë  nga sa më thonin”

Ndihem më i sigurtë në Tiranë, sesa do të ndihesha po të ecja në Londër e Mancister, sidomos mbrëmjeve.

Edhe kryeministri vuri në dukje se janë shumë të huaj që evidentojnë sigurinë nëpër rrugët e Tiranës, si një element tepër i rëndësishëm për të zgjedhur për të jetuar.

Është ende si lavjerrëse drejt ‘ikjes’. Sepse në telefon ke një telefon që shikon imazhet e bukura të Gjermanisë, Britanisë, aktorëve, makinave dhe thua po dua të iki.Por nuk është aq e lehtë sepse ka më shumë fotoshop sesa realiteti i një shqiptari që shkon atje. Por ajo që më bën përshtypje është se të gjithë të huajt janë të lumtur për sigurinë. Kur ua them njerëzve më thonë. Çfarë po thua siguri në Shqipëri e nuk ka në Londër, Berlin, Paris? Po

Karl Roberts: Absolutisht. Ndihem i sigurtë në Tiranë, sesa do të ndihesha po të ecja në Londër e Mancister, sidomos mbrëmjeve

Lexo edhe :  Hasani vizitë pune në Kiev: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për Ukrainën

Rama: Në mbrëmje. Çdo kënd që kam takuar këtu. Po ecja me gruan në misnatë.Është ajo cfarë kemi dashur shumë. Nuk është e lehtë më askund në Europë. Parisi nuk është i lehtë natën. Është i komplikuar. Duhet të dish rrugët, lagjet ku të shkosh.

Një tjetër temë diskutimi ishte jetesa mes Shqipërisë e Britanisë.

Isha në Londër për tu takuar me shqiptarët dhe historia e dëgjuar rëndom, shumë rëndom dhe po flas për njerëz që janë të stabilizuar, punojnë shumë, që nisi nga përpjekja për të bërë gjithçka dhe tashmë kanë familje, fëmijë. Ishte e njëjta gjë: Duhet të bësh dy punë, përndryshe nuk ia del dot. Sigurisht që në disa aspekte është mirë për fëmijët, por nuk është kaq e mirë edhe fëmijët. Koha e lirë për të shpenzuar me familjen është zero.

Kam pasur këtu njerëz që kanë ardhur nga emigracioni dhe thonë të njëjtën gjë. Kur njerëzit i shohin pagat nga këtu dhe bëjnë krahasimin, sigurisht që është dallim i madh. Por çfarë ka pas asaj page, kur vjen fjala për qiranë, taksat, fatura për të paguar, është e papërballueshme në Britani, apo kudo tjetër në Evropë. Pra duhet vendosur në peshore, por megjithatë  unë i kuptoj njerëzit që duan të sfidojnë veten, duke u përpjekur aty ku mendojnë se mundësitë janë më të mëdha. Kjo është normale./e.t

Të fundit

20-vjeçari shqiptar dhunon dhe kërcënon ish-të fejuarën, godet policët me shkelma

Një 20-vjeçar shqiptar është arrestuar në Lucca, Itali, pasi ka dhunuar dhe kërcënuar ish të fejuarën e tij në...

Zelensky uron Trumpin pas inaugurimit: Nën udhëheqjen tënde, presim një paqe afatgjatë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka përgëzuar presidentin e sapo betuar të SHBA-ve, Donald Trump për mandatin e tij të dytë në krye të Shtëpisë...

Nuk ndalen sherret në BBV, Rozana debaton me Valbonën: Ik fut ndonjë treshe në sherr

Dita e sotme ka nisur me sherr mes Rozanës dhe Valbonës, në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Teksa këngëtarja po bënte grimin aty...

Berisha nën hetim për ‘21 janarin’, testi për fuqinë e SPAK

Nga Jakin Marena Këtë të martë mbushen plot 14 vite nga ngjarja e përgjakshme e 21 janarit 2011, ku u vranë 4 demonstrues të pafajshëm...

Osmani uron Donald Trump: Kosova është shteti më pro amerikan në botë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dërguar urimet më të përzemërta për Donald Trumpin, pas betimit të tij si Presidenti i 47-të...

Lajme të tjera

Web TV