Gent Hazizi rrëfen tragjedinë familjare: Vëllai im vrau veten në sytë e mi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori Gent Hazizi ka rrëfyer për herë të parë ngjarjen tragjike të ndodhur në familjen  e tij, vetëvrasjen e të vëllait.

I ftuar në emisionin “Një gotë Rose”, Hazizi hapi zemrën për herë të parë, për të treguar një nga ngjarjet që i kanë shënjuar jetën.

Aktori tha se i vëllai është vetëvrarë kur ai vetë ka qenë vetëm 5 vjeç dhe se prindërit, vendosën ta fusnin në shkollë më shpejt në mënyrë që ta harronte. Por, Genti thotë se mban mend çdo detaj, pasi e gjithë ngjarja ka ndodhur në sytë e tij.

“E kam gjithmonë fotografi, me vëllain tim të shtrirë…që kishte një litar gjaku dhe mua më dukej sikur po t’ia hiqja do t’ia shkurtoja. Vrau veten, një tragjedi familjare, asokohe punonte… kishte armë, punonte në Drejtorinë e Dytë që quhej atëherë, nuk po merrem me detaje si ishte historia, por po merrem me veten time që e pashë të shtrirë dhe… kam jetuar gjithë jetën time me mendjen që unë kam vdekur atë ditë dhe çdo gjë më dukej…Kam arritur ta fal pas gati 25 viteve.

U bë sebep zysha ime në Itali që më tha, unë do të bëja Mark Antonin dhe po përdorja figurën e vëllait për të folur për Cezarin e vdekur. Ajo më tha ‘e ke gabim, pavarësisht se ndjesia është shumë e fortë, e ke gabim sepse ti nuk e ke falur atë’, kështu që më futi pastaj në një gjendje që unë ta rijetoja atë histori, pastaj më tha ‘mbylli sytë, shikoje vëlllain tënd edhe njëherë, fale dhe lëre të shkojë’. Unë kam dalë nga ajo gjendje, i thashë kush je ti që më bën këto gjëra?”, tregoi Hazizi./K.B

Të fundit

Rama në Bruksel: Sot do të hapim një kapitull të rëndësishëm për vendin tonë

Kryeministri Edi Rama foli nga Brukseli teka mbërriti për mbajtjen e konferencës së tretë ndërqeveritare. Rama tha se hapja...

Nga 1 janari 2025 pensionistët do udhëtojnë me abone falas, ja cilët janë përfituesit

Nga 1 janari i vitit 2025, pensionistët e Tiranës do të udhëtojnë falas në të gjitha linjat urbane të kryeqytetit, ndërsa do të jetë...

Ribashkimi i demokratëve/ Topalli: Iu desh kohë të kuptonin që parimet peshojnë më shumë

Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli, foli mbrëmjen e sotme për  përplasjet që ndodhën mes demokratëve dhe bashkimin pas vendimit për vulën. Topalli...

Spahiu: Berisha dhe Rama synojnë që në zgjedhjet e 2025 të mbeten vetëm dy parti PD-PS

Juristi Kreshnik Spahiu teksa foli për zgjedhjet e 2025-ës, tha se synohet që vetëm Partia Demokratike dhe Partia Socialiste të dominojnë skenën politike. Ai thekson se...

Mehmet Shehu, pikëpyetjet mbi vdekjen e një kryeministri

Nga Leonard Veizi   Ai vazhdon të mbetet kryeministri më jetëgjatë i 112 viteve shtet shqiptar. Drejtoi ekzekutivin me dorë të hekurt për 27 vite me...

Lajme të tjera

Web TV