Klea Prenga reagon pas rrëfimit të Antonela Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Antonela Berisha ishte e ftuar së fundmi në një intervistë për programin “Goca dhe Gra”, ku normalisht u pyet për ngjarjen e bujshme ku u përfshi kohët e fundit, sulmin publik ndaj Klea Prengës.

Ajo rrëfeu detaje nga sulmi brutal, ku ndër të tjera tha se ka qenë në vendin dhe kohën e gabuar, teksa ka theksuar se nuk e njihte personalisht Klea Prengën.

“Ka qenë një periudhë jo fort e lehtë për ne dhe familjen time. Doja të sillja edhe një mesazh, që pavarësisht të këqijave që kalojmë në jetë ne ringrihemi më të fortë. Kam nxjerrë një mësim, mos bini pre e provokimeve, sidomos kur jemi person publik. Unë nuk jam e përfshirë direkte në këtë ngjarje, është motra ime.

Jam ndodhur në momentin e gabuar dhe në vendin e gabuar atë natë. Për momentin jam me masë sigurie dhe hetimet vazhdojnë. Unë nuk e njihja personalisht vajzën, mua nuk më kishte cënuar. Po i kemi kërkuar falje në gjykatë, i kërkojmë falje edhe familjes sonë që i kemi stresuar. I kërkoj falje edhe publikut”, tha Antonela Berisha.

E pas kësaj deklarate Klea Prenga ka ardhur me një reagim të menjëhershëm.

Ajo ka postuar një foto në Instagram shoqëruar me mbishkrimin: “Disa kërkojnë show, të tjerë thjesht lindin për t’u ulur në fron!”/K.B

Të fundit

Ribashkimi i demokratëve/ Topalli: Iu desh kohë të kuptonin që parimet peshojnë më shumë

Drejtuesja politike e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli, foli mbrëmjen e sotme për  përplasjet që ndodhën mes demokratëve dhe...

Spahiu: Berisha dhe Rama synojnë që në zgjedhjet e 2025 të mbeten vetëm dy parti PD-PS

Juristi Kreshnik Spahiu teksa foli për zgjedhjet e 2025-ës, tha se synohet që vetëm Partia Demokratike dhe Partia Socialiste të dominojnë skenën politike. Ai thekson se...

Mehmet Shehu, pikëpyetjet mbi vdekjen e një kryeministri

Nga Leonard Veizi   Ai vazhdon të mbetet kryeministri më jetëgjatë i 112 viteve shtet shqiptar. Drejtoi ekzekutivin me dorë të hekurt për 27 vite me...

Meta nga burgu: Do të fitoj betejën me Drejtësisë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nepërmjet një postimi në rrjetet sociale. Meta shprehet se ai këtë betejë do ta fitojë...

Kandidatë me telashe ligjore në garë për deputetë

Përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë thonë se e kaluara e disa kandidatëve të propozuar për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, është...

Lajme të tjera

Web TV