Veliaj pret skiatoren Lara Colturi: 2024 viti i rekordeve, krenar për kampionen tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku Erion Veliaj përgëzoi skiatoren e Sport Klub Tiranës, Lara Colturi, për arritjen e saj të jashtëzakonshme, vendin e dytë në kampionatin botëror të skive, një sukses i madh për Shqipërinë. Ai u shpreh krenar që flamuri shqiptar u ngrit në podium, duke e quajtur këtë një moment historik sportin shqiptar.

“Është kënaqësi e jashtëzakonshme të presim në Bashkinë e Tiranës gocën tonë, Lara Colturi, sportiste e Sport Klub Tiranës, e skuadrës së Shqipërisë, e cila ka bërë një punë të jashtëzakonshme bashke me Elvis Toçin dhe gjithë skuadrën e Federatës së Skive, në një vend me logjistikë modeste për sportin e skive, por me një skuadër me super talente. Para se Lara të jetë kampione e botës është një super vajzë dhe ajo që kam parë nga garat është se rrethohet me shumë dashuri. Jemi shumë krenarë për ty”, tha Veliaj.

Duke vlerësuar rezultatet e arritura këtë vit, Veliaj premtoi se “Sport Klub Tirana” dhe bashkia do të japin më shumë mbështetje për sportistët e talentuar.

“Ne do të vijojmë të mbështesim sportistët e talentuar përmes drejtorisë sonë të Sportit dhe Sport Klub Tiranën. Ky vit ka qenë viti i rekordeve. Për herë të parë morëm medaljet olimpike dhe për herë të parë prekim një podium të skive. Eshtë podiumi i parë, por shpresoj jo i fundit. Me shpresë nuk do i ndahemi podiumeve dhe me shpresë gjithashtu, që Lara do jetë një model edhe për vajzat e tjera në Shqipëri dhe do vazhdojë të na bëjë krenarë”, u shpreh kryebashkiaku.

 

 

Me të njëjtat emocione si në ditën garës, skiatorja kuqezi rrëfeu përjetimet e këtij suksesi të jashtëzakonshëm. “Ishte e mrekullueshme! Pas raundit të parë isha e katërta, vetëm një hap larg podiumit. Në fund, mendova thjesht për t’u argëtuar dhe kur pashë se ia dola ishte një emocion i veçantë. Nuk po e besoja dhe ndoshta edhe tani nuk më besohet”, tha Colturi.

Lexo edhe :  Rama në “komisionin Xhafaj”: Nuk bllokojmë SPAK-un

Presidenti i Federatës së Skive në Shqipëri, Elvis Toçi, vlerësoi mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe kryetarit Veliaj, për arritjen e këtij suksesi në ski, që deri më tani është më i madhi në Shqipëri./E.T

Të fundit

Gjykata i hoqi sekuestron e vilës së mamasë/ Kryemadhi: Do shkoj deri në Strasburg

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dhënë një deklaratë për mediat pasi doli nga Gjykata. Gjykata vendosi që...

Duke çaluar dhe me bastun në dorë, Monika Kryemadhi sërish në GJKKO

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sërish ditën e sotme në ambientet e GJKKO. Ashtu si ditën e djeshme edhe sot Kryemadhi...

Deklarata e Luiz Ejllit në “Big Brother Vip” për Parashqevi Simakun: Unë sytë xixa…

Këto ditë, është rikthyer në vëmendje të madhe këngëtarja e njohur, Parashqevi Simaku. Kjo pasi ditë më parë iu publikua një video në rrjete...

Muzika e Krishtlindjeve mund të përmirësojë shëndetin dhe humorin tonë?

Edhe pse nuk ekziston një studim të veçantë që fokusohet vetëm tek muzika e Krishtlindjeve, kërkime të tjera kanë treguar se muzika në përgjithësi...

Zgjedhjet 2025/ Nancy VanHorn: Nuk angazhohemi me individë të përfshirë në korrupsion

Pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 11 maj të 2025. Në lidhje me këtë çështje, e...

Lajme të tjera

Web TV