Reperi Ledri Vula dhe ish-partnerja e tij, Sara Hoxha, janë bërë sërish bashkë për të festuar ditëlindjen e vajzës së tyre, Poem Blu.
Ish-çifti mjaft i komentuar i showbizz-it shqiptar janë parë së bashku në Tiranë, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e kalimtarëve në zonën e Bllokut.
Takimi ka nxitur spekulime mbi marrëdhënien aktuale mes tyre, por ka edhe nga ata fansa që shkruajnë se ata janë bërë bashkë për të festuar ditëlindjen e vajzës.
Nga fotot e publikuara në rrjetet sociale, shihet Ledri duke mbajtur Poem Blu në krah, ndërsa Sara, me një buzëqeshje në fytyrë, mban një arush gjigand prej pellushi.
Poem festoi ditëlindjen dy ditë më parë, më 14 dhjetor, dhe në një nga postimet më të veçanta në rrjetet sociale, Ledri e ka shoqëruar fotot me të bijën me fjalët emocionuese: “Rrahjet e zemrës tem me tuat n’sinkron.”
Pas ndarjes, jeta private e Ledrit ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, veçanërisht për thashethemet mbi një lidhje të re me Rina Zaiti, megjithatë, reperi ka zgjedhur të mos i komentojë këto zëra.